Sfida e shtetbërjes
“Ngritja e një shteti” radhit faktet pse islami në Kosovë nuk ka traditë të përdorimit të tij për qëllime radikale, përgjatë historisë. “Feja islame nuk përbën orientim apo mënyrë të sjelljes në jetën publike të saj. Ajo nuk ka qenë mënyra e jetesës e një shoqërie evropiane si Kosova”, shkruan në librin e tij Enver Hoxhaj.
Është ndër figurat politike të pakta në Kosovë, që shumë vjet më parë ka paralajmëruar sfidat që Kosova do t’i ketë me importimin e ideologjive radikale nga Lindja.
Rrezikimi i identitetit evropian të shtetit më të ri, Kosovës, që i kanoset nga investimet që kanë ardhur nga shtetet arabe dhe më pas edhe nga Turqia. Shtrirja e ekstremizmit, islami politik e shumë procese që përcollën Kosovën në ngritjen e saj përgjatë 17 vjetëve nga mbarimi i luftës, Enver Hoxhaj i ka përmbledhur në librin e tij “Ngritja e një shteti”, në të cilin bën të qartë edhe qëndrimin e tij personal karshi politikave të Lindjes në raport me Kosovën.
Hoxhaj sqaron në detaje të kaluarën, me fakte historike, të orientimit properëndimor të shqiptarëve dhe tendencën e vazhdueshme që kjo të ndryshohet me strategji afatgjate nga burime lindore.
Ai radhit faktet pse islami në Kosovë nuk ka traditë të përdorimit të tij për qëllime radikale përgjatë historisë. “Feja islame nuk përbën orientim apo mënyrë të sjelljes në jetën publike të saj. Ajo nuk ka qenë mënyra e jetesës e një shoqërie evropiane si Kosova. Në të kaluarën elitat shqiptare, duke vepruar nën sundimin osman, promovuan me paramendim orientimin properëndimor të shqiptarëve./zeri/

