Fundamenti

Sezoni i verës mund ta ulë papunësinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Xhevat Aliu drejtor në Qendrën Rajonale të Punësimit thotë se numri i punëkërkuesve në rajonin e Anamoravës arrin në 25001 veta.

Papunësia vazhdon të mbetet njëri nga preokupimet e vazhdueshme të qendrës rajonale të punësimit. Edhe pse ka pasur një numër të të punësuarve në tremujorin e vitit 2012, megjithatë numri i të papunëve dhe i atyre që kërkojnë punë vazhdon të mbetet i lartë shprehet Aliu.

Aktualisht vetëm Komuna e Gjilanit sipas statistikave llogaritet se i ka mbi 14167 të papunë dhe kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasiqë shumë punëkërkues nuk regjistrohen fare në qendrën e punësimit .

Numri i të punësuarve në shifrën prej 204 vetave në nivel rajoni në tre mujorin e parë ,kryesisht ka arritur të sistemojë kandidatët nëpër hotelieri,shërbime dhe tregti shprehet Aliu.

Fundamenti

Edhe komuniteti serb vazhdimisht i ndjek procedurat e qendrës së punësimit dhe tashmë janë të evidentuar mbi 3101 serb që kërkojnë punë.

Sfidë për qendrën regjionale të punësimit vazhdon të mbetet çështja e të riatdhesuarve . Janë të evidentuar mbi 73 persona që kryesisht janë kthyer nga vendet perëndimore, e që duhet të sistemohen.

Aliu tha se sezona e verës mund ta zbusë gjendjen e këtyre familjeve, por edhe të nevojtarëve tjerë .Ekzistojnë projekte për të riatdhesuarit dhe ne shpresojmë që kjo kategori do të punësohet nëpër vende të caktuara dhe në marrëveshje me partnerët tanë.

Numri i të papunëve vazhdon të jetë i lartë edhe nëpër komunat e Kamenicës dhe Vitisë. Komuna e Vitisë llogaritet se ka mbi 5179 punëkërkues kurse Kamenica 5655 veta ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.