HW

Sevilla futet në garë për transferimin e Myrto Uzunit

/ 2 minuta lexim
HW

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më në formë në futbollin spanjoll, pasi është duke shkëlqyer me fanellën e Granadas.

Sulmuesi shqiptar është golashënuesi kryesor në La Liga 2 ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

27-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra, derisa së fundmi në garë është futur edhe Sevilla.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilla e ka përcjellë në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë atë në afatin kalimtar veror.

ARKATANA

Megjithatë, për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë.

Uzuni zbulon ofertat që ka dhe klauzolën e vendosur nga Granada: Nuk e di të ardhmen, klubi dëshiron të më bëj kapiten

Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse e lë ekipin në La Liga.

Shpenzim që Sevilla nuk është gati ta bëjë, ndonëse futbollisti raportohet nga mediat spanjolle se është i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin i cili mban numrin rekord të gjashtë trofeve të fituar në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.