Fundamenti

Sevdail Haziri po ua lehtëson jetën banorëve, komuna e Bujanocit as që doli për të vizituar punimet

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nga Kushtrim Ajvazi – Kuvendi Komunal i Bujanocit nuk e pa të arsyeshme ta bëjë së paku një vizitë në fshatrat e Malësisë, e me theks të veçantë në fshatin Suharrën, ku biznesmeni i mirënjohur nga kjo trevë Sevdail Haziri i shpenzoi afër 150,000€ për rregullimin e rrugës Zarbincë- Suharrën. Biznesmeni në fjalë këtë kontribut po e bënë në mënyrë vullnetare dhe vetëm nga dashuria që ai ka për vendlindjen dhe assesi për ndonjë promovim personal apo diçka të tillë. Ai po e bënë këtë gjë për t’ua lehtësuar sado pak jetën atyre pak banorëve që janë kthyer dhe po i japin jetë vendlindjes së tyre.

Deri pak më parë, rruga thuajse ishte e pakalueshme për automjete dhe banorët hiqnin të zitë e ullirit për të zbritur poshtë dhe për t’u furnizuar me gjërat elementare, ndërsa për të arritur te mjeku më i afërt nevojiteshin së paku 2 orë. Tani që rruga është rregulluar, çdo është më e lehtë si për banorët rezidentë, ashtu edhe për bashkëvendësit e tyre që nuk jetojnë më aty, por që duan ta vizitojnë e ta gjallërojnë sado pak vendlindjen e tyre të dashur.

Nagip Arifi si kryetar i komunës, premtoi se do të ndërtonte urën në këtë fshat dhe shumë ura të tjera, dhe se menjëherë pas Festës së Bajramit do të fillonte ndërtimin e tyre, por asgjë nuk bëri. Nuk u ndie më i gjallë. U bënë 2 muaj prej premtimit të tij, përfitoi 200,000€ nga Qeveria e Kosovës dhe prapë kurrgjë. Pati premtuar edhe një vizitë që do t’ia bënte Malësisë, por as ajo ende nuk u bë. Njëjtë, edhe Shaip Kamberi, prejse është bërë deputet e ka harruar fare Malësinë.

ARKATANA

Ku po mbetet pushteti komunal karshi investitorëve që me mjete vetanake po ndërtojnë rrugë të tëra? Ku po mbetet pushteti që sipas ligjit është i obliguar që në projektet me bashkëfinancim të participojë me 70% të mjeteve, ndërsa banorët me 30%?

Pasivizimi i dokumenteve po e shpopullon Malësinë; prerja e pakontrolluar e pyjeve po e shpyllëzon atë duke e lënë krejt lakuriq; investimet vetanake nuk ndihmohen dhe nuk duartrokiten, madje edhe pengohen. Thjesht, çka po ndodhë?/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.