FITORJA

Sevdail Haziri nuk ndalet, rruga po ndërtohet dhe shpejt do të jetë e qarkullueshme

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Sevdail Haziri afarist i suksesshëm në Gjermani, por që është lindur në Suharnë, ka nisur aksionin dhe iniciativën për ta hapur rrugën e gjatë 15 kilometërshe. Unë edhe pa ndihmën e komunës do e bëjë gati këtë rrugë sepse banorët e atjeshëm kanë nevojë urgjente. Jam i vendosur që vërtet ëndrrën time ta bëjë realitet, edhe pse kam shpresa se Komuna e Bujanocit do ta përkrah këtë aksion, sa human aq edhe patriotik e atdhedashës thotë ai.

Sevdail Haziri edhe pse ndodhet në Gjermani, ai çdo ditë e përcjell punën që po kryhet në rrugën e Suharnës. Çdo ditë jep udhëzime se si të punohet rruga dhe është organizatori kryesor edhe për dhënien e mjeteve financiare. “Unë i jam falënderues mërgimtarëve, miqve të mi të cilët nuk kanë hezituar asnjëherë për ta përkrahur aksionin e rrugës. Por jam i vendosur që edhe me mundësit e mija financiare ta realizojë ëndrrën time, që kjo rrugë të bëhet e kalueshme, që kjo rrugë ta kthejë gjallërinë e banoreve të Suharnës” tha Haziri për rajonipress.

Sevdaili shpjegon se rruga po ndërtohet me standarde dhe se brenda dy javësh ajo mund të përfundojë. “Ne po e hapim rrugën me eskavator dhe shpenzimet janë vërtet të mëdha, por vullneti im i madh dhe përkrahja e mërgimtarëve po më japin vullnet e energji, që këtë rrugë ta përfundojmë. Unë shpresoj që në mars ndoshta edhe komuna e Bujanocit do të angazhohet sepse deri tashti asnjë zyrtar komunal nuk ka dalur ta shoh rrugën. Kjo vërtet po më pengon sepse vet Nagip Arifi u ka premtuar banorëve se nëse kryhen punimet e vrazhda, komuna do ta shtrojë me zhavorr. Është për gjynah kur i sheh ata pak banorë që kanë mbetur dhe nuk kanë asnjë përkrahje institucionale” u shpreh Haziri.

Ndryshe banorët e Suharnës dhe në veçanti ata që janë në mërgim po e shohin me shumë shpresë rregullimin e rrugës 15 kilometërshe.

ARKATANA

Sevdail Haziri thotë se edhe në këto momente njerëzit po e përkrahin aksionin dhe po japin kontributin e tyre.

Ndërkaq komuna e Bujanocit ende nuk është përgjigjur në pyetjen e rajonipress se a do të ndihmohet në mënyrë institucionale financimi i kësaj rruge.

Nagip Arifi ende po heshtë dhe nuk po përgjigjet në pyetjen e rajonipress, edhe pse banorët e atjeshëm thonë se komuna e Bujanocit mund ta vendos si prioritet në buxhetin e komunës për vitin 2021./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.