Sevdail Haziri nuk e harron vendlindjen, hap rrugë në Suharnë, e krijon vende pune për luginasit në Gjermani

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sevdail Haziri është model dhe shembull i punës, përkushtimit dhe dashurisë ndaj Atdheut. Rasti i Sevdail Hazirit nga Suharna e Bujanocit me të drejtë mund të quhet si storie e suksesit, një sukses që vije nga një mërgimtar familjar, i sinqertë, bujar, komunikues dhe mbi të gjitha humanist i madh dhe përkrahës i shqiptarëve që kanë nevojë për punë. Edhe tani Sevdaili nuk ndalet duke ndihmuar e investuar në vendlindje. Hapja e rrugës 15 kilometërshe dhe ndihma e tij është përkrahur nga banorët e Suharnës. Gëzimin më të madh e ndjej kur ndihmojë vendlindjen dhe familjet e Luginasve ose bashkëvendësve të mi. Ky kontribut është modest sepse Lugina duhet të ndihmohet me të gjitha mjetet shprehet Sevdail Haziri.

Sevdail Haziri pos që është shembull dhe model i një shqiptari të integruar në Gjermani, ai pothuajse për asnjë moment nuk e harron vendlindjen e tij Suharnën.

Disa herë ai ka përkrahur banorët duke ndihmuar në hapjen e rrugëve atje dhe kuptohet që ai shumicën e punëtorëve të angazhuar në kompanitë e tij i ka nga Lugina.

Rasti i Sevdail Hazirit nga Suharna e Bujanocit me të drejtë mund të quhet si storie e suksesit, një sukses që vije nga një mërgimtar familjar, i sinqertë, bujar, komunikues dhe mbi të gjitha humanist i madh dhe përkrahës i shqiptarëve që kanë nevojë për punë.

Por a ishte e lehtë rruga që ndoqi Sevdaili dhe cilat janë peripetitë e tij si nxënës i fillores, pastaj si nxënës i shkollës së mesme e deri tek ikja e tij nga vendlindja.

“Jam lindur në Suharne dhe shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, pesë vite në Suharnë, tri vite në Zarbincë, katër vite shkollën e mesme në Bujanoc. Në Gjermani kam dalur në vitin 1994, ku për 5 vite kam qen azil kërkues politik” nis rrëfimin e tij Sevdaili.

“Nuk doja të jetoja në kushte të vështira dhe pa të drejta elementare në Suharnë, sepse ata edhe sot s`kanë të drejta. Pas 5 viteve i kam fituar letrat, dhe tash jam me gruan dhe familjen, në Suharnë jam lindur në kushte të rënda, kam jetuar duke shitur dru për ta paguar shkollimin, por kjo sfidë më ka ndihmuar shumë” shprehet Sevdaili.

Sevdaili duke qen i huaj ka punuar shumë në Gjermani për të hapur firmën në vitin 2000, fillimisht me 4 punëtor kurse tani i ka 110 punëtor.”Punëtor kam nga të gjitha viset shqiptare, kam edhe gjerman, kam punëtor nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore. Kam punuar punë të rënda, për të fituar besimin tek kompanitë gjermane dhe tani realisht kam të punësuar edhe punëtor të nacionaliteteve të huaja. Kryesisht punojmë me armaturë dhe punët po ecin mirë”.

Sevdaili u tregua zemërgjerë edhe me vendlindjen e tij sepse nuk i harroj për asnjë moment. Nga banorët e Suharnës vijnë vetëm fjalë të mira, ata madje thonë se Sevdaili e ka bërë krenar krejt Luginën.

Në vitin 2018 kishte marrë një vetiniciativë për rregullimin e rrugës së fshatit Suharën dhe me mjetet e tija vetanake e kishte rregulluar atë.

Në këtë vit me iniciativën e Asllan Asllanit nga Bujanoci një kontribuues i palodhshëm për Malësinë ton morën këtë iniciativë bashkë me Sevdailin për rregullimin e rrugës së fshatit Suharën në një distancë rreth 15 kilometra.

Dashuria shumë e madhe e Sevdailit për vendlindjen nuk mungon kurrë.
Ju ofrojmë edhe listën e njerëzve që kontribuuan në këtë iniciativë
1. Sevdail Haziri 5000 euro
2. Afrim Haziri 500 euro
3. Sali Haziri 500 euro
4. Pajazit Spahiu 500 euro
5. Fatmir sulejmani 200 euro
6. Agim Ismaili 200 euro
7. Bashkim Ismaili 200 euro
8. Sabit Arifi 100 euro
9. Bashkim Arifi 100 euro
10. Isuf Arifi 100 euro
11. Bajram Haziri 100 euro
12. Naser Haziri 100 euro
13. Imrush Ismaili 100 euro
14. Abedin Limani 100 euro
15. Memet Haziri 100 euro
16. Faredin Arifi 100 euro, Suharnë
17. Fitim Maliçi 100 euro Suharnë
18. Ibrahim Iseni 100 euro
19. Irfan Ajvazi 100 euro
20. Amir Bajrami 100 euro
21. Azem Musliu 100 euro
22. Besim Ilazi 100 euro
23. Azem ilazi 100 euro
24. Enver Amdija 100 euro
25. Elham Bajrami 100 euro
26. Halil Veseli 100 euro
27. Ramush Ajvazi 100 euro
28. Nazmi Ajvazi 100 euro
29. Saledin Limani 100 euro
30. Muhamet Sopi 100 euro Zarbinc-Velet
31. Faredin Salihi 100 euro Kumanov.

Kësaj liste pa dyshim se ju kanë bashkangjitur edhe Arsim Tahiri me 1000 frang, Ramiz Bajrami me 500 euro, Shefik Rexhepi me 200 euro, Driton Veseli me 100 euro, Rexhep Tahiri me 250 euro, disa të tjerë si Imran Asllani, Afrim Murati e disa tjerë, njëkohësisht shpresojmë se kësaj iniciative do `ti bashkëngjiten edhe shumë bashkëvendës tanë.

RCCOLA

Banorët e Malësisë së Bujanocit thonë se Sevdaili është një person unifikues dhe dëshira e tij është që sa më të bashkuar t`i sheh të gjithë shqiptarin.

Sevdail Haziri vjen nga një Familje e madhe Shqiptare një Familje e nderuar dhe shumë e respektuar, një Familje Bujare.

Sevdaili shkollën fillore kreu në fshatin e lindjes për të vazhduar në shkollimin e mesëm në qytezën e Bujanocit. Sevdaili kaloj një fëmijëri nën sakrificën e asaj kohe.
Në fillimin e viteve të 90-ta Sevdaili mori rrugën e migrimit dhe shkoj në Austri ku aty qëndroj për një kohë të shkurtër, sepse Sevdaili çdoherë kërkonte hapësirë për të realizuar ëndrrat e tij që kishte.

Pas kthimit nga Austria, Sevdaili prapë mori rrugën e migrimit dhe shkoj në shtetin më të fort të Europës në Gjermani.

Sevdaili la pas vetës prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij, aj në shtetin Gjerman qëndroj për pak vite me status klandestini dhe pas një kohe të caktuar u pajis me dokumente qëndrimi dhe dokumente të punës nga shteti Gjerman.

Sevdailit pasi ju dha e drejta e punës në Gjermani filloj me punë intensive, duke ëndërruar për çdo ditë se aj duhet të jetë një biznesmen shembull, sikur qysh edhe ndodhi.

Në fundin e viteve të 90-ta filloj edhe konflikti i armatosur në mes Kosovës dhe Serbisë. Sevdaili Familjen e kishte në fshatin e lindjes dhe brengosej pa mas për Familjen e tij, dhe më 24 qershor të vitit 1999, nga dhuna dhe terrori serb nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit u detyruan të largohen 374 Familje me rreth 4000 banor, kurse nga fshati i Sevdailit u larguan rreth 50 me mbi 400 banor, atëherë për Sevdailin filloj një sfidë krejt e re, duke filluar një jetë të re për Familjen e Sevdailit që ata si shumë familje tjera ishin të pa strehë në qytetin e Gjilanit.

Sevdaili edhe këtë situatë e rregulloj pa asnjë vështirësi sepse angazhimi i tij në Shtetin Gjerman veç kish filluar me një intensitet ç`fare ishte në atë kohë.
Sevdaili pa dyshim se dha një kontribut të madh edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë si të gjithë mërgimtarët e tjerë në mërgatë.

Sot Sevdaili është pronar legjitim dhe ligjor i 3 kompanive ndërtimore në shtetin Gjerman. Për çështje juridike në Kompaninë e tij Sevdaili ka të angazhuar edhe jurist siç është Gjermani Kristian Bilov.

Sevdaili sot në kompanitë e tij ka të punësuar mbi 100 punëtorë nga të gjitha trevat Shqiptare, njashtu duke mos e harru për asnjë moment trevat e tona ai nga fshatrat e Malësisë ka një numër të konsiderueshëm të punëtorëve.

Kompanitë e Sevdailit janë shumë serioze dhe Sevdaili si një pronar i ktyre kompanive gëzon një respekt të veçantë në rrethin ku jeton në qytetin e Halle Salle në Gjermani./rajonipress/