KKGJILAN

Sevdail Haziri merr urime e falënderime nga Malësia e Bujanocit, por zhgënjehet nga Nagip Arifi

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Sevdail Haziri mërgimtari i njohur dhe humanisti i madh i cili me vetëkontribut vetanak ka rregulluar rrugën e Suharnës ka marrë falënderime e urime publike nga Malësia e Bujanocit dhe qindra banor të asaj ane, duke e falënderuar atë për këtë gjest heroik i cili ia ka kthyer dinjitetin dhe dëshirën shumë familjeve për tu kthyer e jetuar në Malësi. Ndërkaq vet Sevdail Haziri thotë se amaneti dhe ëndrra e tij tashmë është realizuar dhe ky investim i tij i dedikohet Malësisë, por thotë se është i zhgënjyer me premtimin e dhënë nga Nagip Ariri për ndërtimin e urës. Jam i dëshpëruar me Nagip Arifin dhe komunën e Bujanocit që nuk e mbajtën premtimin shprehet Sevdail Haziri.

Funksionalizimi i rrugës së Suharnës dhe investimi kapital i Sevdail Hazirit ia ka kthyer jetën dhe buzëqeshjen vendbanimeve të Malësisë së Bujanocit.

Tashmë ëndrra e Sevdailit është bërë realitet dhe gjallëria ka nisur të shihet kudo në këto fshatra. “A ka më mirë se të marrësh urime e falënderime nga popullata e asaj ane. A ka më mirë se të kujdesesh për vatrat stërgjyshore dhe të kthesh gëzimin e fëmijëve dhe të pleqve tanë. Unë jam tejet i lumtur që e kam realizuar këtë ëndërr dhe jam shumë i gëzuar që po e shoh një interesim të jashtëzakonshëm që familjet e Suharnës dhe të fshatrave tjera i janë kthyer gjallërisë dhe optimizmit” u shpreh Sevdaili për rajonipress.

Por, Sevdail Haziri krahas tërë këtij investimi që e ka bërë nga buxheti familjar thotë se është dëshpëruar nga pushteti komunal që udhëhiqet nga Nagip Arifi. “Nagip Arifi e kishte premtuar ndërtimin e një ure, por u zhgënjeva kur e pash që hoqi dorë dhe nuk e mbajti atë premtim. Jo vetëm Nagipi, por çdo politikan i Luginës nëse nuk i përkrah kërkesat jetike të Malësisë së Bujanocit do të mbetet në histori si udhëheqës i dështuar” tha Haziri.

Haziri thotë se as ura nuk do të mbetet anash, sepse ajo që është nisur edhe do të kryhet dhe përfundohet.

Ndryshe Sevdail Haziri ka marrë përkrahje të madhe nga qindra familje, shoqata e OJQ nga e tërë Lugina e në veçanti nga Malësia e Bujanocit.

Sevdail Haziri në sytë e Malësisë po shihet si një hero i vërtet i cili ka kontribuar sa të gjitha pushtetet komunale për këto 22 vite.

Sevdail Haziri ka marrë shumë urime e përkrahje publike, por ne do e veçojmë atë të Malësisë së Bujanocit të cilën do e botojmë në tërësi.

Eco Higjiena

Postimi i plotë në rrjetet sociale i Malësia e Bujanocit

Premtimi i Sevdail Hazirit u shëndrrua në vepër.

Rruga e Suharnës ka nisur me 3 nëntor 2020 është bërë rregullimi i rrugës deri në Zarbic.
Në disa lokacione është punuar rruga e re, ka pasur devijim nga rruga e vjetër dhe është bërë përmisim i konsiderueshëm. Dhe për shkak të kushteve atmosferike gjatë kohës së dimrit është ndërprerë puna me datën 10 dhjetor 2020, për të vazhduar më 3 maj 2021 ,ku ka pasur hapje të rrugëve lokale nëpër lagjet e fshatit. Dhe ka vazhduar sanimi i dëmeve nga dëmtimet e vitit të kaluar. Si pasojë e reshjeve dhe e vërshimeve të shumta, njëkohesisht është bërë edhe hapja e rrugës së re.

Rrugë e cila e ka lehtësuar në masë të madhe kalimin nga Valavica paralel me lumin (Mollarek) ,është bashkuar me rrugën e fshatit Feraj (Novosell) ,dhe ka vazhduar deri tek Xhamija e Zarbices. Njëkohësisht përgjatë kësaj rruge të re është rregulluar edhe shtrati i lumit, e përgjatë̈ gjithë̈ rrugës është rregulluar kanali për ujërat atmosferike, dhe vendosja e tubave të betonit e gjithë̈ rruga është shtruar me zhavor material të fortë, i cili është nxjerrë në disa lokacione në vende gurore është bërë rrafshimi me makineritë̈ përkatëse përbri rrugës.

Janë rregulluar edhe burimet e ujit për pirje (kroje) dhe ka përfunduar me : 1 korrik te vitit 2021 ; Iniciator dhe donatori kryesor i këtij projekti madhor është mërgimtari; Sevdail Haziri, me mbi 90%, ku pas fillimit të punimëve ju bashkëngjitën edhe shumë bashkëfshatarë dhe miq të tjerë anëmbanë.Ne si banorë që jetojmë dhe veprojmë në fshatin Suharrën, ju falënderojmë nga zemra të gjithëve, e në veçanti Sevdailin, i cili e ka ringjallur fshatin tonë Suharrën, që ende pa përfunduar rruga në tërësi ka interesim të madh të banorëve për rregullimin e shtëpive dhe investime të tjera.

Për arsye se tash kanë një lehtësim të madh për qarkullimin me automjete ,ndërsa tash do të fillojë edhe rregullimi i rrugës në mahallën Tahiri punimet do të fillojnë nga maja e Kitkës, kalon nëpër mahallë dhe lidhet në Selishtë tek kroji i Xhelalit, me rrugën kryesore të fshatit Suharrën.

Shpresojmë që edhe në të ardhmën të ketë organizime të tilla, të punojmë me ndihmën e Zotit dhe me përkrahjen e të gjithë juve.
Urime qofshi të gëzuar e me shëndet.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që ndihmuan, pafshi lumturi të përjetshme ju dhe familjet tuaja./rajonipress/