RCCOLA

Sevdail Haziri mërgimtari shembull dhe model i integrimit dhe punës në Gjermani

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Sevdail Haziri është model dhe shembull i punës, përkushtimit dhe dashurisë ndaj Atdheut. Në një bisedë për rajonipress Sevdaili rrëfen për vitet e hershme dhe vuajtjet e shumta që ka përjetuar në Suharnë, për kohën e filleve të para kur ka dalur në Gjermani në vitin 1994, e deri tek suksesi i tij për të pasur hiq më pak se 120 punëtor të punësuar. Nuk e kisha të lehtë sepse më është dashur të punojë gjatë për të ardhur deri këtu. Kam punëtor nga të gjitha viset shqiptare dhe do të vazhdojë të përkrah të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe do të vazhdojë të përkrah shtetin e Kosovës për të cilin kemi dhënë kontribut të pamohueshëm thotë ai.

Rasti i Sevdail Hazirit nga Suharna e Bujanocit me të drejtë mund të quhet si storie e suksesit, një sukses që vije nga një mërgimtar familjar, i sinqertë, bujar, komunikues dhe mbi të gjitha humanist i madh dhe përkrahës i shqiptarëve që kanë nevojë për punë.

Por a ishte e lehtë rruga që ndoqi Sevdaili dhe cilat janë peripetitë e tij si nxënës i fillores, pastaj si nxënës i shkollës së mesme e deri tek ikja e tij nga vendlindja.

“Jam lindur në Suharne dhe shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, pesë vite në Suharnë, tri vite në Zarbincë, katër vite shkollën e mesme në Bujanoc. Në Gjermani kam dalur në vitin 1994, ku për 5 vite kam qen azil kërkues politik” nis rrëfimin e tij Sevdaili.

Mobi Casa

“Nuk doja të jetoja në kushte të vështira dhe pa të drejta elementare në Suharnë, sepse ata edhe sot s`kanë të drejta. Pas 5 viteve i kam fituar letrat, dhe tash jam me gruan dhe familjen, në Suharnë jam lindur në kushte të rënda, kam jetuar duke shitur dru për ta paguar shkollimin, por kjo sfidë më ka ndihmuar shumë” shprehet Sevdaili.

Sevdaili duke qen i huaj ka punuar shumë në Gjermani për të hapur firmën në vitin 2000, fillimisht me 4 punëtor kurse tani i ka 110 punëtor.”Punëtor kam nga të gjitha viset shqiptare, kam edhe gjerman, kam punëtor nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore. Kam punuar punë të rënda, për të fituar besimin tek kompanitë gjermane dhe tani realisht kam të punësuar edhe punëtor të nacionaliteteve të huaja. Kryesisht punojmë me armaturë dhe punët po ecin mirë”.

Por ajo që brengos Sevdailin është gjendja e rëndë në Luginë e Kosovë, për shkak të papunësisë së madhe që po mbretëron atje. “Vërtet është e rëndë kur e sheh rinin duke bredhur rrugëve, është e rëndë kur sheh se ata nuk kanë perspektivë dhe detyrohen ta braktisin Kosovën. Unë jam përpjekur ta ndihmojë secilin shqiptar të Luginës dhe të Kosovës e viseve tjera shqiptare, por kjo nuk është zgjidhje” shprehet Sevdaili.

Ndryshe Sevdaili për punën e mirë që ka bërë në Gjermani dhe kontributin e madh që ka dhënë është dekoruar me shumë mirënjohje./rajonipress/