Fundamenti

Sevdail Haziri, mërgimtari me zemër të madhe, njeri human e me vepra të mëdha, ia kthejë buzëqeshjen Malësisë së Bujanocit

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Sevdail Haziri pos që është mërgimtar me zemër të madhe, human e kontribuues në shumë drejtime, ai ka shprehur një vullnet të pashoq për ta përkrahur vendlindjen e tij duke investuar mijëra euro në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugës së Suharnës. Sevdaili me shumë të drejtë mund të quhet dhe shpallet personalitet i vitit dhe autoritetet komunale në Bujanoc duhet të tregohen të sinqerta dhe ta njohin kontributin e këtij njeriu solidar.

Emrin e Sevdail Hazirit pothuajse e njeh e tërë Malësia e Lugina, e njeh si bamirës, human, patriot dhe i përkushtuar për ta ngjallur jetën në vendlindjen e tij në Suharne.

Sevdaili ky mërgimtar me shumë zemër të madhe, pos që ofroi mijëra euro nga djersa e familjes së tij për të ndërtuar dhe bërë funksionale një rrugë të gjatë 15 km, njihet edhe si njeri i përgjegjshëm dhe dashamir e human me vepra të shumta.

Mbi 130 punëtor janë aktiv të kompaninë e tij në Gjermani dhe shumica janë nga Lugina dhe ky fakt është shtesë për personalitetin e Sevdail Hazirit. Nuk donë madje as të bëjë reklamë apo forma tjera mediatike sepse thotë se gjithçka që ka bërë e ka bërë për ta realizuar ëndrrën e tij, që ta sheh të populluar vendlindjen e tij.
“E kam bërë me zemër dhe me shumë përkushtim çdo investim në vendlindje dhe nuk jam penduar asnjëherë. Ndihmova aq sa kisha mundësi sepse e shihja si obligim kombëtar rikthimin e familjeve në Suharnë. Tani rruga është funksionale dhe jeta është bërë e gjallë atje. Ky ishte misioni im dhe kjo ishte edhe rruga ime që zgjodha” shprehet Haziri.

Sevdail Haziri ka marrë qindra urime e përkrahje të pafund jo vetëm nga Lugina, ndërsa institucionet komunale janë treguar të zbehta dhe inerte karshi gjestit human të Sevdailit. Pse qeverisja në Bujanoc u tregua aq naive këtë mund ta dijnë vetëm ata, por një qeverisje normale e cila udhëhiqet nga njerëz normal do të duhej që Sevdail Hazirin ta shpallnin Personalitet të Vitit.

Sevdail Haziri do të mbetet përherë heroi i Malësisë së Bujanocit, mërgimtari me zemër luani dhe ky është çmimi më i madh që ka fituar ai në jetën e tij.

RCCOLA

Ndryshe rruga e Suharnës tashmë është bërë funksionale dhe është shtruar me zhavorr dhe kalimi me vetura e automjete të rënda është e kalueshme, falë investimit pothuajse vetanak të mërgimtarit të palodhur Sevdail Haziri.

Sevdaili tash ndihet i lumtur për këtë investim familjar për të cilin thotë se ua ka dedikuar banorëve të Malësisë. Po shoh që disa familje veç kanë filluar të ndërtojnë villa e kampeshtëpiza në Suharnë dhe kjo më gëzon shumë sepse Suharna dhe Malësia është e gjallë vetëm me kthimin e banorëve shprehet Sevdaili.

Haziri thotë për rajonipress se ai tash e ka kryer misionin e tij. “Ëndrra ime u realizua dhe tash pres nga familjet e atjeshme që t`i kthehen jetës dhe gjallërisë sepse vetëm kështu ka efekt dhe shpaguhet investimi im. Unë po dëgjojë që disa familje veç kanë filluar të ndërtojnë edhe villa, dhe besoj edhe unë shumë shpejt do të ndërtojë një shtëpi familjare atje” tha Haziri.

Sevdail Haziri ky mërgimtar me zemër të madhe nuk harron të falënderojë të gjithë ata që e kanë përkrahur aksionin e tij. “Vërtet u jam falënderues të gjithëve për përkrahje dhe mbështetje” u shpreh Haziri.

Ndryshe aksioni, vullneti, dëshira dhe motivi i madh i Sevdail Hazirit dhe investimi i tij prej mijëra eurosh tashmë ka ngjallur shpresat e shumë familjeve shqiptare. Atje në Suharnë tash mund të jetohet, aty rruga është e kalueshme dhe banorët pritet t`i kthehen jetës e gjallërisë.

“A ka më mirë se ta shoh atë vend të gjallë, ta shoh vendlindjen time teksa mbushen shtëpitë e tymosin oxhaqet. E kemi amanet nga të parët tanë që t`i dalim zot tokës sonë. Çdo investim që e kam bërë për vendlindje, e kam bërë me zemër e me shumë dashuri sepse askund në botë nuk ka si vendlindja jote” shprehet me shumë emocione Sevdail Haziri./rajonipress/