Fundamenti

Sevdail Haziri – mërgimtarë ma i miri

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi –

Nga një mall i rëndë, nëpër tela të çiftelisë –
Do t’ ju këndoj këngë fshatrave të Malësisë !
Fshatrave të Malësisë së komunës Bujanocit –
Do t’ ia këndoj shoqërisë, për hatër të një shoqit !

Në këtë Malësi ka fshatra turli farëna ,
Por , prej tyre dukshëm dallohet Suharna !
Bijtë e sajë janë shembull ndër shumë mërgimtarë –
Burra trima t’ fortë dhe humanitarë !…
Refreni :
Prej fshatit t’ Suharnës , mërgimtarë ma i miri –
Ka dalë prej kësaj anës , Sevdail Haziri !
Prijatarë i parë , si humanitarë,
Atdhetarë i fortë edhe veprimtarë !…

Ndreqi rrugë të mirë , 15 kilometra –
Ju tha lamtumirë , t’ gjitha rrugëve t’ vjetra !
Sevdail Haziri, tash jeton prej bindjes –
Se t’ gjithë mërgimtarët , i kthehen vendlindjes !

Sevdail Haziri , që s’ ka shoq prej shoqit –
Është infuzion për Malësinë e Bujanocit !
Vepra e Sevdailit dhe humaniteti i tij ,
T’ gjithë atyre që kontribuuan për këtë gjallëri !…

Që iu dha pa dhimbje fshatrave t’ Malësisë –
Do t’ kujtohen , brez pas brezi n’ faqe t’ historisë !
I lumtë Sevdailit , bashkë me shokë t’ vendlindjes –
Se këta janë heronjtë dhe bijtë e atdhelindjes !

Savdail Hazirin , gjithmonë kem për ta uruar –
Si dhe t’ gjithë ata që janë angazhuar !
N’ rrugën e Suharnës , kushtet janë krijuar –
Mundësitë shumë të mira për ta vizituar !

Sevdail Haziri , me zemër t’ mbushur gëzime –
Çdo ditë merr mesazhe edhe shumë urime !…
Për këtë gjest human , bamirës e fisnik –
Gjithandej kah ka shqiptarë, ndo i shok e ndo i mik !…

“Ju falënderoj të gjithëve , rrugën që po e vizitoni –
Po më jepni vullnet dhe po më kurajoni !
Edhe pse ndodhëm shumë larg e s’më sheh kurrkush –
Unë me trup , zemër dhe shpirt , gjithmonë jam pranë jush !…

Ne , po e bëjmë t’ pa mundurën , që ta përfundojmë këtë rrugë –
Si projekt kombëtarë, t’ mos na bëhet fshati llugë !
Që do i sjell dobi e t’ mira , shumë familjeve shqiptare –
Që i ka shpërngulë Serbia , dhunshëm nga trojet e t’ parëve “!

Ëndrra e mërgimtarit , herë do kurë bëhet realitet –
Ajo nuk harrohet kurrëp , deri sa të jenë kjo jetë !
Sevdail Haziri, me shpirt falënderon për opinionin
Dhe t’ gjithë ata dashamirë , që e përkrahën aksionin !

Sevdail Haziri , i pari mërgimtarë nga Gjermania –
Që me vetë iniciativë nisi , aksionin kah Malësia !…
Për rregullimin e rrugës 15 kilometra për Suharnë –
Ka falënderuar t’ gjithë vullnetarët , për kontribut që kanë dhënë !

Që rruga e Suharnës , t’ bëhet për gjithmonë realitet –
Dhe e kalueshme në çdo kohë , për të gjithë banorët e vet !
Atë që se ka bërë asnjë lider në Luginë deri tani –
E bëri Sevdail Haziri , i cili mobilizoi Malësinë e Bujanocit , te plani !

ARKATANA

Në t’ gjitha shtetet e botës , në Evropë dhe në Kosovë –
Duke organizuar aksion t’ madh , u përhap deri n’ Gjakovë !…
Për rregullimin dhe funksionimin e rrugës për në Suharën –
Për t’ ia bërë për gjithmonë , asaj popullate qarën !

Dhe ky aksion i madh që u përkrah me shumë vullnet –
Realizoi ëndrrën , jo vetëm të Sevdailit , por të mbarë vendorëve t’vet !
Nga Malësia e Bujanocit , të gjiotha familjeve malësore –
Që padrejtësisht janë shpërngulur nga trojet e tyre shekullore !

Aksioni , vullneti , dëshira dhe motivi i madh i Sevdail Hazirit –
Investimi preju mijëra eurosh , u shpenzua si është ma s’ mirit !
Humaniteti i paepur , i zemrës s’ gjerë mërgimtare –
Tashmë i ka ngjallur shpresat e shumë familjeve shqiptare !

Atje në fshatin Suharnë , tash shumë mirë mund të jetohet –
Pritet që t’i kthehen jetës edhe gjallërisë banorët !
“A ka ma mirë se ta shoh , atë vend të gjallë zemra m’ kënaqet –
Ta shoh vendlindjen tim , teksa mbushen shtëpitë dhe tymosin oxhaqet !…

E kemi pasur amanet , nga të parët tanë gjithmonë –
Që t’i dalim Zot për herë , me dashuri tokës sonë!
Çdo investim që e kam bërë , për vendlindje plot bukuri –
E kam bërë me zemër t’ gëzueshme edhe me shumë dashuri!…

Dhe po munde të kalosh në çdo skaj të kësaj bote –
Askund vend nuk do t’ shikosh , t’ bukur si vendlindja jote !”…
Shprehet me shumë emocione , mërgimtari Sevdail Haziri –
Na jep këshilla për gjithmonë, si t’ jetohet ma së miri !

Aksioni ka nisur nga Çami , te lendinat e Suharnës –
Deri n’ rrugën e Zarbincës , ka kaluar nëpër fshat t’ Suharnës !
Kjo rrugë është e lidhur bukur , mu si hallka e zinxhirit –
Për çka edhe është realizuar premtimi i Sevdail Hazirit !

Ai mendon se viti 2021 , do t’ia realizojnë ëndrrën –
Do të ndryshojnë rrënjësisht , në të mirë për Suharnën !
Kështu kanë shprehur dëshirë , shumë banorë t’ fshatrave malore –
Që të kthehen përgjithmonë , n’ vatra t’ tare stërgjyshore !

Shumë banorë t’ fshatit t’ Suharnës , tani janë pa dokumente –
Arsyeja e kësaj mungese është – atje s’ kanë pasë kushte jete !
Aty në vitin 2000 , është zhvilluar luftë me serbian –
Shumë familje tashmë ndodhën n’ n’ Bujanoc , ose n’ Gjilan !…

Shprehet Sevdail Haziri, i bindur se n’ vitin 2021 –
Për këtë punë do t’ gjejë përkrahje nga shumë kurbetçinj !
Do të përfundojnë edhe projekte tjera të etshëm –
Që janë në interes të banorëve të atjeshëm !

Gjilan, më 15.12.2020 v.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.