Fundamenti

Sevdail Haziri ka një porosi për Nagip Arifin: Turpi brina s`ka, mos e injoro rrugën e Suharnës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nagip Arifi ka postuar një vizitë të tij bërë Malësisë së Bujanocit, dhe ky postim i tij ka ngjallur shumë reagime tek afaristi Sevdail Haziri, i cili me mjete vetanake ka nisur hapjen e rrugës 15 kilometërshe në Suharnë. Zoti Nagip Arifi mos harro se kjo rrugë e ka vlerën e vet, kjo rrugë nuk po ndërtohet për vota, por po e bëjë për popull. T`i ishe aq afër, por nuk e pa të udhës ta bëshë një vizitë të shkurtër në vendin ku tash e një muaj po punohet pa u ndalur thotë Sevdail Haziri.

“Malësia po gjallërohet”, kështu ka shkruar në rrjetin social Nagip Arifi sot derisa ka injoruar punimet e mëdha që po bëhen në rrugën e Suharnës.

Dhe ky gjest i Nagip Arifit nuk i ka pëlqyer fare Sevdail Hazirit. “E pash dikund që kishte shkruar se gjoja e ka vizituar Malësinë e Bujanocit, por Nagip Arifi po harron se edhe Suharna është Malësi, edhe Suharna meriton të ndihmohet e përkrahet. Vërtet u zhgënjeva shumë, u zhgënjeva tej mase me këtë gjest të Nagip Arifit, një kryetar komune që nuk e sheh të udhës ta vizitojë rrugën dhe t`i urojë ata punëtor e ata banorë që po i gëzohen çdo ditë hapjes së kësaj rruge. Thjesht turpi brina s`ka” tha Sevdail Haziri për rajonipress.

Fundamenti

Haziri tha se këtë rrugë e ka përkrahur edhe në vitin 2017, por as atëherë, e as tash nuk ka një mbështetje nga Komuna e Bujanocit. “Nuk e kuptojë këtë injorancë e as këtë marifet të tyre. Unë tek e fundit do ta përfundojë rrugën sepse unë po punojë për popull e jo për vota. Edhe me ligj është e paraparë që kur investon komuniteti komuna duhet ta përkrahë të paktën gjysmën e projektit. Unë s`kam nevojë, por po habitem se si Nagip Arifi asnjë cent mos ta japin, por bile me vizitue ka mundur fare lehtë sot. Ju zoti Arifi asnjë investim nuk e keni bërë deri më sot, atje në Suharnë s`ka as ujë, as rrymë, e tani po thuani se po gjallërohet Malësia. Kjo është demagogji e juaja fund e krye” shprehet Sevdail Haziri.

“Nagip Arifi dhe të tjerët si ai duhet ta kuptojnë se kjo rrugë është interes nacional sepse lidhë Kosovën, fillon nga Vranja e lidhet me Karaqevë dhe në fund edhe me Kosovë. Madje kjo rrugë ishte paraparë edhe si projekt që duhej të investohej nga qendra, por janë zhdukur të hollat e bashkë me këtë edhe projekti” thotë Haziri.

Nagip Arifi po më befason heshtja jote. “Unë të hollat i fitojë me djersë dhe me mundë, e me shumë sakrificë, por nuk është korrekte nga ana e juaj që atë fshat e ata banorë t`i leni në s`kamje e mjerim dhe t`i vizitoni vetëm kur ju duhen votat. Asnjë fshatar se keni ndihmuar, kanë mbetur njerëzit as me Gjilan as me Bujanoc, ndërsa unë i kam punësuar 45 punëtor vetëm prej Malësisë së Bujanocit. Mos i injoro njerëzit, mos i injoro fshatarët e shkretë sepse ata janë torturuar, janë maltretuar e rrahur disa herë nga regjimi serb” u shpreh Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.