RCCOLA

Sevdail Haziri i jep infuzion Malësisë së Bujanocit, ngjallen ndjenjat e banorëve për ta vizituar vendlindjen

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Rruga e gjatë 15 kilometërshe që po rregullohet fal investimeve që po bënë mërgimtari Sevdail Haziri, ka ngjallur shpresat tek shumë banor e familjar që tashmë ndodhen në Gjilan e gjetiu. Ata po kthehen për të parë punimet duke falënderuar Sevdail Hazirin, që po e bënë të mundur këtë ëndërr të kamotshme të familjeve që dhunshëm janë shpërngulur nga këto treva.

“Sevdail Haziri është infuzion për Malësinë e Bujanocit, vepra dhe humaniteti i tij, dhe gjithë atyre që kontribuuan për këtë gjallëri, që iu dha Malësisë, do të mbesin të pavdekshme dhe do kujtohen, brez pas brezi. Edhe njëherë i lumtë Sevdailit sepse këta janë heronjtë dhe bijtë e atëdhelindjes” ka shkruar njëri nga banorët e kësaj ane derisa ka vizituar punimet.

Burim Sadiku gjithashtu një banor tjetër që kishte dalur për të parë punimet ka shprehur respektin më të madh për Sevdail Hazirin. “Respekt për ty dhe gjithë atyre që janë angazhuar në rrugën e fshatit Suharren, tash mundësitë për vizitë janë shumw të mira” ka shkruar Sadiku.

Bashkësia Lokale e fshatit Zarbicë gjithashtu e ka falënderuar bashkëvendësin Sevdail Hazirin. “E falënderojmë nga zemra Sevdailin i cili mori iniciativën për hapjen e rrugës Zarbic – Suharren e cila rrugë që nga viti 2016 nuk pati asnjë intervenim nga pushteti komunal, i falënderohemi të gjithë atyre që kontribuuan në ketë iniciativë thuhet në njoftimin e këtij fshati.

Asllan Asllani i cili në koordinim me Sevdail Hazirin po i përcjell dhe udhëheq punimet në teren ka thënë se rrugës së Suharrnes çdo ditë e më tepër po i bashkëngjiten njerëz të vullnetit të mirë, përmes Sevdail Hazirit aksionit në rrugën e Suharrnes kanë shprehur dëshirë që t`i ndihmojnë edhe 5 Suharrnali të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër, këta trima janë:
Tre djemtë e Sinanit Alies
Hasan Murati 200 fr ch
Afrim Murati 500 fr.ch
Reshat Murati 300 fr.ch

Mobi Casa

Dhe dy djemtë e Sabit Muratit ish Drejtorit të shkollës fillore “Skënderbeu” në Zarbinc
Bardhyl Murati 500 fr.ch
Sinan Murati 500 fr.ch
I falënderojmë në emër të Sevdailit dhe në emër të fshatit Suharren këta trima e ishalla i madhi Zot ju jep shëndet e të mira thuhet në njoftimin e Asllan Asllanit.

Ndërkaq më i lumturi që aksionin po e përkrahin banorët, padyshim është donatori Sevdail Haziri i cili çdo ditë merr mesazhe dhe urime për këtë gjest sa fisnik aq edhe human e bamirës. “Ju falënderojë të gjithëve që po e vizitoni rrugën dhe po jepni vullnet e kurajo. Edhe pse ndodhem larg jush, unë me trup e zemër dhe me shpirt jam afër jush dhe ne po e bëjmë të pamundurën që ta përfundojmë këtë rrugë si projekt kombëtar dhe që do i sjell dobi e të mira shumë familjeve shqiptare që dhunshëm i ka shpërngulur Serbia” ka thënë Sevdail Haziri.

Sevdaili gjithashtu ka thënë se kohëve të fundit vërehet një interesim i pushtetit komunal rreth punimeve në rrugën e Suharnës, por pavarësisht politikës dhe politikanëve rruga me emër të zotit do të përfundojë tha Haziri./rajonipress/