Fundamenti

Sevdai Kastrati: Liga e Parë objektivi i vetëm i Dardanës

/ 3 minuta lexim

As futbolldashësit më të mëdhenj nuk kanë menduar se ndeshja e barazhit në mes Dardanës e Bashkimit të Koretinit, do ta përcakton se cila skuadër do të jetë në Ligën e Parë.

Rivalitetin e madh që kanë këto dy skuadra të Komunës së Dardanës, ka bërë që tani e një javë të zgjojnë kureshtjen tek shumë qytetarë të Dardanës.

Futbollistët e Dardanës kërkojnë që të mposhtin kundërshtarin tyre dhe rivalin e përbetuar Bashkimin, për tu rikthyer pas 17 vite në Ligën e Parë të futbollit Kosovar.

“Bardh e kaltërtit” e Dardanës në Ligën e II B, janë pozicionuar në pozitën e dytë me 73 pikë, një pikë më pak se Ulpiana e cila është inkuadruar direkt në Ligën e Parë duke dëshmuar se është një skuadër mjaft të fort.

Fundamenti

“Skuadrës së Dardanës fati ja ktheu shpinën, gjatë tërë kampionatit ishim në pozitën e parë por në momentet e fundit na humbi përqendrimi dhe për këtë jemi të dëshpëruar të gjithë pasiqë sipas kualitetit e kemi merituar inkuadrimin drejtpërdrejt”, ka bërë të ditur njeriu i parë i KF Dardanës, Sevdai Kastrati, i cili është më meritori për ringjalljen e Dardanës.

“Skuadra jonë po bën të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme, edhe gjatë kampionatit kemi treguar ndeshje tejet të mira pasiqë në mesin tonë kemi futbollist mjaft cilësor, jam i bindur se do t’ja dalim që të jemi pjesë e Ligës së Parë, këtë e meritojnë edhe futbollistët, por edhe qyteti i Dardanës dhe këtë do ta dëshmojmë në Mitrovicë me 2 Qershor”.

Kryetari i KF Dardana, Sevdai Kastrati, nuk dyshon në asnjë moment në tifozët e klubit të tij, “Dardanët”, të cilët do të jenë futbollisti i 12-të në Mitrovicë, ashtu siç kanë qenë përgjatë tërë kampionatit.

“Ne kemi një armatë të tërë të tifozëve, ata janë mrekullia e klubit ata janë inspirimi ynë, ata do të dëshmojnë se janë më të mirët, shkallët e stadiumit në Mitrovicë do të mbushen me ngjyrat “bardh e kaltër” dhe në fund së bashku do të dalim faqebardhë, do të jetë një numër i madh i tyre në përkrahje të klubit të zemrës së tyre”, ka bërë të ditur njeriu i parë i KF Dardana, Sevdai Kastrati/rajonipress/