Sevdai Kastrati: Kemi filluar bisedimet me disa futbollist cilësor
Anëtari i ri i Ligës së Parë, Dardana, për as një moment nuk është duke ndejtur duarkryq, ata me të gjitha forcat e tyre çdo ditë e më tepër po stabilizohen për sfidat e reja që i presin në Ligën e Parë.
Kryetari i “bardh e kaltërve” të Dardanës, Sevdai Kastrati, ka bërë me dije se i gjithë stafi është duke punuar për të mirën e klubit.
“Për as një moment në radhët tona nuk kemi pushim, jemi në kontakt me disa futbollist cilësor mbetet të shihet në ditët në vijim se cilat do të jenë rezultatet e këtyre takimeve me këta futbollist”.
Kastrati ka bërë të ditur se tani shpenzimet e klubit janë rritur, pasi kanë të bëjnë me një nivel më të lart të garave.
“Shpresojmë se Komuna e Dardanës do të na del në ndihmë, si dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për klubin e Dardanës dyert e klubit janë të hapura”.
Me inkuadrimin e Dardanës në Ligën e Parë, interesimi në qytetin e Dardanës për futboll është rritur tej mase./rajonipress/


