ARKATANA

Serwer: Vuçiq përdori shërbimin sekret dhe Listën Srpska për kryengritje në Veri

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Profesori në Universitetin Johns Hopkins Daniel Serëer në një intervistë për Krug 99 të Sarajevës thotë së Beogradi po përpiqet të krijojë atë që tashmë është pagëzuar si “bota serbe” duke kontrolluar fatin politik të serbëve në vendet fqinje.

“Presidenti Vuçiq dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje. Kjo përfshin jo vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi dhe Kosovën.

Ai po përdor forcat e tij të sigurisë dhe inteligjencës, financimin, dezinformimin dhe Kishën Ortodokse Serbe për të kapërcyer rezistencën dhe për të siguruar që demokracitë serioze, të lidhura me Perëndimin, nuk mund të shfaqen në periferi të Serbisë” thotë Serwer.

Ish-diplomati amerikan thekson se Vuçiq ka qenë më i suksesshëm në Malin e Zi, ku ai shfrytëzoi pakënaqësinë ndaj ish – Presidentit Gjukanoviq dhe DPS-it që sundonte prej kohësh.

“Kjo pakënaqësi fuqizoi një opozitë pro-evropiane, e cila po kërkon mbështetje nga Beogradi dhe përfaqësuesit e tij. Ironia është se Gjukanoviq kryesoi, me dinjitet, një tranzicion kryesisht paqësor dhe tërësisht kushtetues që po sjell kundërshtarët e tij hipokritë në pushtet” thotë tutje Serëer. Duke folur për Kosovën Serwer thotë se

përpjekja e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Srpska.

FIDANISHTJA

“Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës” thotë ai.

“Ne e pamë atë kombinim në vepër më 24 shtator, kur Lista Srpska dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë” shton Serwer.

Sipas profesorit amerikan Vuçiç që atëherë është ka shkuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.

“Ai pa dyshim ka frikë se SHBA dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më.

Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik” thekson Serwer /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.