UBT

Serwer: Tërheqja e UNMIK-ut nga Kosova varet nga Rusia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Daniel Serwer ka analizuar mundësinë e largimit të UNMIK-ut nga mandati i tij në Kosovë.

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka analizuar mundësinë e largimit të UNMIK-ut nga mandati i tij në Kosovë.

Ai ka thënë se tërheqja e UNMIK-ut nga Kosova pa një marrëveshje finale për statusin me siguri se do të kërkojë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por, ajo do të varej nga vota e Rusisë.

ARKATANA

“Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë amerikane për zvogëlimin e misioneve nga Kombet e Bashkuara”, deklaroi ai për Radio Evropa e Lirë, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Serwer: Serbia nuk mund të ndal formimin e ushtrisë së Kosovës

“Misioni i UNMIK-ut është mision pa fuqi ushtarake. Unë as nuk e di sa është numri i stafit të misionit të UNMIK-it në Kosovë, por nuk besoj se është ndonjë numër i madh. Megjithatë, SHBA, në princip, mundohen t’i kufizojnë këto misione ku do që kanë mundësi. A është e mundur që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova pa një marrëveshje përfundimtare për statusin, mendoj se po, mirëpo me siguri do të kërkonte një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e atje Rusia do ta kontrollonte përgjigjen po apo jo”, shtoi ai.

“Andaj, mendoj se amerikanët do të mundohen ta zvogëlojnë numrin e pjesëtarëve dhe buxhetin e Kombeve të Bashkuara, por nuk e di numrin e anëtarëve e as buxhetin kështu që nuk mund të them se si do të përfundojë”, u shpreh Serwer i cili nuk befasohet që Beogradi e kundërshton tërheqjen e UNMIK-ut sepse prezenca e Kombeve të Bashkuara është në një formë dëshmi për Serbinë në lidhje me sovranitetin e saj në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.