HW

Serwer: Sudetic është vagabond dhe shantazhues

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Eksperti për çështjet e Ballkanit, amerikani Daniel Serwer, në një reagim ndaj shkrimit të gazetarit Chuck Sudetic, i cili e quan kryediplomatin kosovar si “vagabond”, pohon se Sudetic është vetë vagabond që shantazhon përmes deklaratave nga burimeve anonime (të ish-diplomatëve) duke kontribuar personalisht në dëmtimin e procesit të themelimit të Gjykatës Speciale.

Serwer thekson se Sudetic është kundërthënës me vet faktin se ky i fundit pohon në shkrimin e tij se “Thaçi kishte folur fuqishëm dhe publikisht në Kuvendin e Kosovës në favor të themelimit të një gjykate special e cila do të shqyrtonte akuzat”, transmeton Indeksonline.

Më poshtë po ua sjellim shkrimin e plotë të ekspertit për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer:

Chuck Sudetic vazhdon me avazin e vjetër: ai publikoi akuzat për vrasje dhe trafikim të organeve nga ana e udhëheqësve kosovarë, pjesë e librit të kujtimeve të Carla Del Ponte-s. Ai përsëriti këto akuza në “Washington Post” më 2011, duke shpërfillur përmendjen e mungesës së provave mjeko-ligjore të shënuara në raportin e Këshillit të Evropës, raport mbi të cilin ai mbështetej shumë. Tani ai ka kontaktuar me shumë ish-diplomatë për të siguruar akuza anonime kundër “shantazhuesve” kosovarë, edhe pse shumë nga këto akuza të tyre duket të kenë të bëjnë me korrupsionin dhe jo me trafikim organesh. Është koha që të gjinden shantazhuesit e vërtetë.

Më lejoni të jem i qartë: Unë nuk kam asnjë ide nëse ka ndonjë lider kosovar që është fajtor për krimet e pretenduara. Unë me siguri se nuk do të befasohem nëse disa prej tyre janë të korruptuar. Por, nuk e di që trafikimi i organeve dhe vrasjet të kenë ndodhur fare.

Kam dëgjuar për këto akuza që nga fillimi i viteve ‘2000, kur gazetari që e zbuloi këtë rrëfim më njoftoi për atë. Ai kurrë nuk e botoi atë sepse mendonte se nuk kishte prova të mjaftueshme për të përmbushur standardet e gazetarisë, por ai ia dorëzoi dëshmitë që kishte në dispozicion autoriteteve të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë. Autoritetet e BE-së nuk arritën që të ngrisnin ndonjë akuzë dhe ia dërguan dokumentet Gjykatës së Hagës (ICTY), e cila pretendohet t’i ketë humbur ato dokumente që kishte pranuar, ironikisht gjatë kohës kur pikërisht Carla Del Ponte ishte kryeprokurore.

Këshilli i Evropës dhe Dick Marty u inkuadruan më 2010, me një raport plot me akuza dramatike, por me asnjë dëshmi mjeko-ligjore dhe me një fjali, asnjëherë të përmendur nga Chuck, sipas së cilës asnjë nga deklaratet për krimet e pretenduara nuk janë të justifikuara. Më lejoni të citoj tekstin saktë (paragrafi 175):

UBT

“Detyra jonë nuk ishte që të kryejmë një hetim penal – nuk jemi të autorizuar për ta bërë këtë, dhe, mbi të gjitha, na mungojnë burimet e nevojshme – e aq më pak të gjykuar mbi fajin apo pafajësinë”.

Kontradikta nuk është një shpikje e imja; ajo është pjesë përbërëse e dokumentit burimor.

Tani ne e shohim Chuck-un duke cicëruar sërish me një tekst në të cilin ai e pranon se Hashim Thaçi kishte folur fuqishëm dhe publikisht në Kuvendin e Kosovës në favor të themelimit të një gjykate special e cila do të shqyrtonte akuzat. Por, në vend se të lavdërontë Thaçin për guximin e tij dhe, së këndejmi, të pyeste veten nëse vet Thaçi, në fakt, mund të ishte i pafajshëm, Chuck hedh sa më shumë baltë mbi të, duke përdorur deklarata nga burime anonime, nga diplomat të tanishëm dhe të mëparshëm.

Meqë ra fjala, unë jam vet një ish-diplomat dhe do të jetë kënaqësi për mua që të jem i cituar me emër kurdo që unë të jem krejtësisht i sigurt se pohimet e mia janë të sakta.

A është Hashimi i aftë që të thoshte një gjë publikisht, ndërsa manovron për të bërë diçka tjetër prapa shpinës së amerikanëve dhe evropianëve? Çdo politikan ballkanas me peshën që ai ka mund ta bëjë këtë, por unë do të doja të shihja dëshmi të qartë në krahasim me atë që Chuck na ofron.

E mbështes themelimin e gjykatës special të cilin amerikanë dhe evropianët po e kërkojnënga Kosova për t’i trajtuar akuzat e pretenduara kundër liderëve të Kosovës. Sistemi gjyqësor i Kosovës nuk ka qenë i përgatitur apo i gatshëm për t’i marrë mbi supe këto lëndë. Vështirësitë juridike dhe mundësia e shantazhimit në Kosovën e vogël e justifikojnë njëgjykatë me seli jashtë vendit dhe me punonjës ndërkombëtarë. Por, shantazhimi nga ana e Chuck aspak nuk i ndihmon politikanët e shtetit të ri (dhe ende jo plotësisht sovran) që të gëlltisin pilulën e hidhur.

Përgjegjshmëria është e rëndësishme. Ashtu siç është edhe përgjegjësia. Akuzat e rënda të mbështetura në burime anonime, pa dëshmi vërtetuese, janë krejtësisht të papërgjegjshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.