UBT

Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Paralajmërimet e komunitetit të inteligjencës amerikane në një raport të vlerësimit vjetor të kërcënimit në botë se mund të ketë rrezik të shtuar në Ballkanin Perëndimor gjatë 2024-ës i ka komentuar profesori i John Hopkins, Daniel Serwer.

Në këtë raport thuhet se “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare çuan në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë edhe trupat e NATO-s, në vitin 2023”.

ARKATANA

Por, Serwer thotë se s’është e saktë, duke shtuar se ka vetëm një agresor në veri të Kosovës dhe se duhet të jetë e qartë se kush është ai.

“Kjo është e gabuar. Një incident ishte një sulm serb ndaj trupave të NATO-s. Në një incident të veçantë, Policia e Kosovës ndaloi me sukses një komplot serb që synonte të krijonte një justifikim për një avancim ushtarak serb në Kosovë. Ka një agresor në veri të Kosovës. Duhet ta kemi të qartë se kush”, tha Serwer në një koment në X ndaj një postimi të Jakub Bielamowicz nga një think-tank, i cili kishte ndarë dy rreshtat kyçë të raportit ku flitej për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.