ARKATANA

Serwer: Shfuqizimi i Speciales me pasoja serioze për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të përcillet me pasoja serioze për Kosovën, pasi që, sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në dhe me BE-në do të jenë shumë më problematike.

Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do t’i bënte marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe me Bashkimin Evropian (BE) shumë më problematike dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, duke shtuar se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga Gjykata.

Pas dy dështimeve që kjo çështje të procedohet në Kuvend në fund të vitit të kaluar, Serwer shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji, ashtu siç po pritet të ndodhë pas kthimit të deputetëve nga pushimet e fundvitit.

GRANDEMALL

Analisti amerikan gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, me ç’rast ka vlerësuar se ky është një veprim i pamatur politik, pasi Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave me BE-në.

Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet zbatuar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Edhe këtu Kosova ka shumë më tepër për të fituar nga zbatimi i programit sesa nga braktisja e tij”, ka potencuar Serwer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.