Mobi Casa

Serwer: SHBA-ja po i bën lëshime Serbisë, s’e pranon që e ka gabim kur beson që mund ta ngrejë kah Perëndimi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

“Nuk ka befasira”, sa i përket politikave amerikane në Ballkanin Perëndimor, ka thënë profesori amerikane Daniel Serwer, duke folur për Al Jazeera Balkans, ku thotë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po i bëjnë lëshime” Serbisë.

“Nuk shoh të ketë ndërrime në qëndrimin e SHBA-së ndaj Serbisë, e cila përkthehet në të marrit me të mirë (appeasment) Serbinë”, u tha Serwer, derisa edhe sanksionet ndaj shefit të spiunazhit serb Aleksandar Vulin, ai thotë se nuk janë sanksione ndaj Serbisë por individuale.

Uji Dea

“Sanksionet po drejtohen kundrejt individëve, dhe Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, provoi më të mirën e tij për të shpjeguar se këto (sanksione) s’u drejtohen institucioneve serbe”.

“Uashingtoni është i bindur se Serbia mund të ngrehet nga Perëndimi, por njerëzit që mendojnë kështu nuk mund ta pranojnë se e kanë gabim”, thekson Daniel Serwer.