Hidromorava

Serwer: Serbia që sot do të njihte Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE, por po pret më shumë përfitime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan Daniel Serwer e sheh anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në BE si kompromis për njohjen e Kosovës, por sipas tij ajo po kërkon të përfitojë diçka më shumë.

“Kompromisi përfundimtarë është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të pres të përfitojë pak më shumë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Daniel Serwer.

Duke folur për “non paper-in” e fundit Serwer ka thënë se qëllimi është që të ndikohet në dialog.

“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky “non paper”, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i japë kahje tjetër procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Uji Dea

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic duke folur për “non paper-in” e fundit ka thënë se është më i mirë se Pakoja e Ahtisaarit, por prap ka hedhur disa dyshime mbi të.

Ndërsa kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama së fundmi i është lakuar emri nga një medium gjerman se ai ishte në favor të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Mirëpo Rama këto raportime i ka quajtur të pavërteta./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.