Fundamenti

Serwer: Ramushi po përpiqet t`a riparojë imazhin e tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti amerikan Daniel Serwer në një intervistë të shkurtër për Express ka folur rreth vizitës së Ramush Haradinajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serwer ka thënë se kreu i AAK’së me vizitat që ka bërë në kryeqendrat europiane dhe tani në Washington, po përpiqet ta rregullojë imazhin e tij.

“Kjo nuk është vizita e tij e parë në SHBA. Ai ka qenë këtu disa herë pas luftës. Ai po përpiqet tani ta riparojë reputacionin si një bashkëbisedues i moderuar dhe i besueshëm, pas një periudhe të vështirë gjatës së cilës e ka mbrojtur veten në Hagë” ka thënë Serwer për Gazetën Express.

Analisti amerikan ka komentuar edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe krizës qeveritare.

Koalicioni aktual nuk ka mundur javën e kaluar ta miratojë shitjen e PTK’së për shkak të mungesë së numrave në Parlament. Serwer thotë se nuk e di nëse vendi do të mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

FITORJA

Por, sipas tij, nëse në Kosovë dhe Serbi – ku po ashtu është përfolur mundësia për mbajtjes së zgjedhjeve, ndodhë një zhvillim i tillë atëherë do të afektohej procesi i dialogut.

” Vërtetë nuk e di nëse do të mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por nëse ka, do të mund të shtyheshin bisedimet, por nuk do të duhej të kishte probleme me implementimin e marrëveshjes. Por është me rëndësi që ta kemi në mendje se ka edhe gjëra tjera duke ndodhur në botë. Catherine Ashton është negociatore e BE’së për programin nuklear të Iranit. Ajo mund të ketë probleme me agjendën gjatë muajve të ardhshëm” ka thënë Serwer.

Profesori në Universitetin John Hopkins ka thënë se rreth njohjeve të fundit kanë ndikuar edhe bisedimet Kosovë-Serbi.

Ai ka pohuar se shpreson se diplomacia ta shfrytëzojë këtë në mënyrë të suksesshme edhe në të ardhmen./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.