Eko Higjiena

Serwer: Prishtina dhe Tirana ta harrojnë idenë e “Shqipërisë së Madhe”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se asgjë nuk mund të dëmtojë më së shumti rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian sesa ndryshimi i kufijve dhe nxitja e qëndrimeve që ai i ka quajtur si ‘irredentiste’, e gjë të cilën thotë se disa politikanë tundohen ta bëjnë.

Këto qëndrime Serwer i ka dhënë teksa ka folur rreth çështjes së “A do të vazhdojnë shqiptarët në 6 shtetet të ndryshme të Ballkanit, apo do të ndryshojnë marrëveshjen kufitare ekzistuese”, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli duhet të qëndrojnë një zëri në kundërshtimin e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

UBT

“Një gjë e tillë (Shqipëria e Madhe), do të drejtonte drejt lëvizjeve katastrofale të popullatave dhe në një rritje të madhe të destabilizimit”, ka shtuar tutje Serwer.

Ndër të tjera, Serwer ka thënë se synimi i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë shërimi i ‘sëmundjeve’ që i kanë brenda kufijve, dhe të kultivojnë raporte të mira me fqinjët, dhe gjithashtu të mbajnë lidhjet kulturore në mes shqiptarëve që jetojnë në shtete tjera./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.