RCCOLA

Serwer për situatën në veri: Kosova nuk duhet të dorëzohet ndaj kërkesës për themelim të Asociacionit – kjo do të ishte katastrofike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Veriu i Kosovës ka hyrë në javën e tretë të kaosit. Huliganët serbë kanë bllokuar rrugët, kanë sulmuar gazetarët dhe kanë qëlluar edhe mbi policinë dhe trupat e KFOR-it.

Kështu shkruan profesori amerikan, Daniel Serwer në një shkrim autorial.
Serwer shkruan se huliganët serb nuk janë banditë të rastit dhe se shumë prej tyre paguhen dhe kontrollohen nga Beogradi.

Serwer tutje shkruan se ajo që dëshiron Beogradi është përkushtimi i Prishtinës ndaj themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës.

“Por trazirat po dëshmojnë përtej çdo dyshimi se dorëzimi në atë pikë në kushtet aktuale do të ishte katastrofik për shtetin e Kosovës. Do të ishte një marrëzi po të bëhej një gjë e tillë, sepse kjo do të bënte që fuqitë parapa barrikadave të cilat janë të lidhura me shërbimet sekrete të Serbisë, të drejtonin këtë institucion”, ka shkruar Serwer, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se kjo do të duhej të turpëronte të gjithë diplomatët amerikanë dhe evropianë që kanë kërkuar themelimin e Asociacionit, duke përmendur këtu Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe shefin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borrell.

“Evropa dhe SHBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja”, ka deklaruar Serwer.

Uji Dea

Profesori amerikan ka shtuar se presidenti serb, Alkesandar Vuçiq po e ndjek Kosovën me strategjinë e Vladimir Putinit të vitit 2014 në Donbas.

“Vuçiq ka zgjedhur të rreshtohet me Rusinë sipas traditës së Millosheviqit”, ka thënë Serwer.

Ai ka shtuar gjithashtu se heqja e barrikadave në veri të Kosovës duhet të bëhet me kujdes dhe në bashkëpunim me KFOR-in.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. /Telegrafi/