Eko Higjiena

Serwer për shkëmbimin e territoreve: Ka shumë tym, duhet të ketë pak zjarr

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se do të ketë presion të madh që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet deri në muajin shtator.

Duke folur për “kossev.info”, Serwer ka theksuar se në marrëveshje mund të përfshihet ndonjë mënyrë e shkëmbimit të territoreve dhe popujve, që sipas tij do të jetë gabim i madh.

Sa i takon shkëmbimit të territoreve, Serwer thotë se ka “shumë tym për të mos pasur të paktën pak zjarr”. Ai megjithatë vlerësohen se nuk do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja.

Serwer është pyetur nëse “ka mundësi që të jemi dëshmitarë të nënshkrimit të një letre për qëllimet e dy presidentëve në vend të marrëveshjes përfundimtare të dy palëve”.

Eco Higjiena

“Supozoj se ekziston një mundësi e tillë. Administrata e Trumpit është eksperte për projektimin e marrëveshjeve në të cilat nuk ndodhin marrëveshje të vërteta. Janë reklamuar shumë gjëra që dolën të mos jenë të vërteta. Supozoj se ekziston mundësi e tillë, por vërtetë mendoj që do të ketë shumë presion që marrëveshja e vërtetë të nënshkruhet deri në shtator. Mendoj se marrëveshja që do të arrihet, do të përfshijë ndonjë mënyrë të shkëmbimit të territoreve dhe popujve, që për mua është gabim i madh”, ka thënë Serwer.

Profesori amerikan insiston se nuk do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja.

“Ndonëse nuk përcjell krejt çka thotë zotëri Grenell, sa mbaj mend, ai ka demantuar se di për një marrëveshje të tillë dhe ka demantuar që ka marrë pjesë në bisedime për këtë. Por të tjerët në ‘State Department’, sidomos Palmer për shembull, nuk e ka demantuar këtë. Demantet diplomatike janë demante diplomatike. Ka shumë tym që në këtë rast të mos ketë të paktën pak zjarr. Nuk mendoj që do të jetë lehtë të arrihet marrëveshja”, ka theksuar Serwer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.