Uji Dea

Serwer: Opozita kosovare do që të vijë në pushtet me çdo kusht

/ 1 minutë lexim

Studiuesi i Ballkanit nga Washingtoni, Daniel Serwer, në një shkrim të botuar në website-in e tij ka shkruar se opozita e Kosovës dëshiron të vijë në pushtet me cdo kusht.

Serwer shkruan se Dhomat e Specializuar mund të zvarriten me vite, do ta dëmtojnë imazhin dhe funksionalitetin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Mobi Casa

Serwer më tutje shton se opozita kosovare vetëm dëshiron të vijë në pushtet me çdo kusht, ndërsa ka shtuar se frikësohet se mund të përfundojmë me dy skenarët më të këqija për sa i përket dialogut.

“Dhomat e Specializuara mund të zvarriten me vite. Do ta dëmtojnë imazhin tonë dhe do ta rrezikojnë funksionalitetin dhe shtetësinë tonë. Opozita politike e Kosovës vetëm mendon se si të vijë në pushtet me çdo kusht. Madje mund të përfundojmë me dy nga rezultatet më të këqija: ndarje pa njohje. Frikohem nga skenarët negativë që vetëm na ofrojnë një status të ngjashëm me atë të Palestinës ose bashkim me Shqipërinë”, shkruan Serëer në artikullin e botuar në Peacefare. /Lajmi.net/