UBT

Serwer: Një ide për Samitin e Parisit, BE t’ua japë vizat kosovarëve, në këmbim të heqjes së taksës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, nuk pret që në takimin e 1 korrikut në Paris të arrihet ndonjë marrëveshje e gjerë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë për të zhbllokuar dialogun e Brukselit, ai ka një ide se si duhet të ecin gjërat në kryeqendrën e Francës. Sipas tij, BE-ja duhet të liberalizojë vizat për kosovarët, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Këto deklarata Serwer i ka bërë në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, ku ndër të tjera flet edhe për vizitën e Pompeos në Gjermani dhe ndërlidhjen e kësaj vizite zhvillimet Kosovë-Serbi, Samitin e Berlinit, korrigjimin e kufijve e Federica Mogherinin.

Express: Cili është komenti juaj për Samitin e Berlinit, në pikëpamjen tuaj cili ishte mesazhi i përgjithshëm që u dha nga Gjermania?

Serwer: Gjermania e bëri të qartë se nuk do të pranojë ndryshimet kufitare. Nga ajo që kam kuptuar unë, edhe Makron e ka bërë të qartë gjithashtu, privatisht.

Express: Si e shihni vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Berlin dhe takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel ?

Serwer: Mendoj se Sekretari i Shtetit ka shumë gjëra në mendje: Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor, sipas njoftimit zyrtar. Dyshoj se Ballkani Perëndimor do të ketë përparësi.

Express: A mendoni se ka një lidhje në mes të kësaj vizite të Sekretarit Pompeo dhe zhvillimeve në Samitin e Berlinit që u mbajt më 29 prill?

ARKATANA

Serwer: Ai sigurisht që është i vetëdijshëm për takimin e Berlinit, po rnuk mendoj se ajo do të jetë thelbësore në udhëtimin e tij në Berlin.

Express: Në lidhje me takimin e Parisit më 1 korrik, a mendoni se ky takim në Francë mund të sjellë ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Serwer: Mendoj se mund të sjellë disa marrëveshje për të zbatuar marrëveshjet të cilat janë arritur deri tani, por nuk e kam bindjen që një marrëveshje më e gjerë mund të arrihet në këtë kohë. Ja një ide: BE duhet të heq vizat për Kosovën, në këmbim të heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Express: Si e shihni rolin e Bashkimit Evropian në gjithë këto zhvillime. A mendoni se Mogherini e ka përjashtuar vetën e saj nga të qënit pjesë e rëndësishme e këtyre takimeve, në momentin kur lejoi që Thaçi dhe Vuçiq të flasin për ndryshime kufitare?

Serwer: Mogherini është e pasuksesshme dhe pa ndikim, duke përfunduar mandatin e saj. Mendoj se ajo bëri një gabim të madh duke lejuar që të hapet çështja e ndryshimeve kufitare. Por ideja ka dështuar.

Expres: Vuçiç pranoi sot se ideja e tij për ndryshimet kufitare ka dështuar. Cila mund të jetë rruga, që mund ta sjellë Kosovën dhe Serbinë në një zgjidhje përfundimtare të pranueshme?

Serwer: Normalizimi ndoshta nuk mund të arrijë me një paketë magjike këtë vit, pasi disa prej diplomatëve optimist e kanë shpresuar. Ajo mund të vijë si rezultat i një procesi të gjatë dhe të vështirë. Ajo kërkon një bashkëpunim intensiv dhe kompleks jashtë kufijve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.