Eko Higjiena

Serwer: Marrëveshja ajrore Prishtinë – Beograd, një impuls i ri për rinisjen e dialogut

/ 3 minuta lexim
HW

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, marrëveshjen e re për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd po e sheh si një impuls të ri për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një marrëveshje parimore për krijimin e një linje ajrore Kosovë-Serbi është një shpresë për rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, ka thënë Serwer për Zërin e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Profesori amerikan tutje ka folur edhe për pengesat që do të shfaqen në përpjekje e sipër për t’u rikthyer në tavolinën e negociatave. Serwer këtu ka përmendur faktin që në Kosovë ende nuk ka një qeveri të re dhe gjithashtu zgjedhjet e reja në Serbi të cilat janë në prag.

“Ne duhet të kemi parasysh se Beogradi dhe Prishtina do të kthehen në tryezën e bisedimeve, kur Kosova të bëhet me qeveri. Dhe pastaj do të shfaqet një problem i ri, periudha e zgjedhjeve dhe fushata në Serbi. Kjo mund të ngadalësojë përparimin në bisedimet dy paleshe. Gjithashtu, dialogu është një proces që ndërmjetësohet nga Evropa e që përfshinë herë pas herë amerikanët. Nuk jam i sigurt nëse një lloj i tillë bashkëpunimi do të japë gjithmonë rezultatet më të mira”, ka potencuar tutje Daniel Serwer.

Marrëveshja për linjën ajrore Beograd – Prishtinë është përshëndetur nga institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat e kanë cilësuar si një hap gjigant.

Uji Dea

Ka folur edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili e ka quajtur si një triumf për të cilin nuk ishte besuar se mund të ndodhte. /GazetaExpress/

Agnesa Vuthaj – pjesë e një projekti të madh, në Hollywood
Agensa Vuthaj po vazhdon të jetë aktive me projekte të ndryshme, por këtë herë në një projekt “gjigant”.

Ish-Missi së fundi udhëtoi drejt Hollywood-it për të punuar rreth një projekti të madh ndërkombëtar, që ka bërë bashkë bukuroshet ndër vite të “Miss World”.

Bëhet fjalë për këngën e Diane Warren, “I’m Standing With You”, që do të thuhet në shumë gjuhë të ndryshme të botës, ndë to edhe shqip, e këtë do ta bëjë Agnesa.

“E lumtur të isha pjesë e një projekti kaq të veçantë. Versioni ndërkombëtar i këngës “I’m standing with u”, kënga e Diane Warren e nominuar për çmimin “Oscar” tashmë e kënduar në 6 gjuhë, folur në 15 dhe shkruar në 23. “Unë jam me ty është një projekt bamirësie, që do përkrahë gratë në gjithë botën”, ka shkruar Agnesa rreth këtij projekti në rrjetet sociale./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.