United Hospital

Serwer: LDK është humbësja më e madhe e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer ka analizuar situatën post-zgjedhore në Kosovë duke komentuar rezultatet që kanë arritur partitë politike. Serwer ka shkruar se emërimi i Ramush Haradinajt në postin e Kryeministrit do t’i komplikojë raportet me Serbinë.

“Dalja në skenë e Qeverisë së UÇK’së do ta komplikojë edhe më shumë situatën tashmë të komplikuar. Do t’i ashpërsojë edhe më shumë qëndrimet e serbëve brenda Kosovës dhe në Beograd ku atje është President ish – zëvendëskryeministri (Vuçiq), që mbështeste Qeverinë e Millosheviqit, tani i zgjedhur mbi bazën e platformës europiane” ka shkruar ai.

Sipas Serwer, BE dhe SHBA do të provojnë të ringjallin implementimin e marrëveshjes së Brukselit që synon riintegrimin e shumicës serbe bë Veri të vendit me pjesën tjetër, në këmbim të një autonomie më të madhe për serbët.

Uji Dea

“Ramushi ka autoritet, që është i nevojshëm për një marrëveshje të tillë me serbët, por ai në këmbim do ta kërkojë shndërrimin e forcave të sigurisë të armatosura lehtë, në një ushtri sipas kërkesave të NATO’s” ka shkruar ai.

Serwer thotë se Vetëvendosje është fituesja e madhe e zgjedhjeve duke e dyfishuar numrin e votave. Sipas tij, ajo do të jetë opozita kryesore e qeverisë së ardhshme.

“Humbësi i madh në këto zgjedhje është partia politike e cila ka derivuar nga lëvizja paqësore e viteve 90’të e udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Duke u radhitur e treta, koalicioni i saj i brishtë dhe ad hoc, do ta ketë të vështirë t’i influencojë ngjarjet ,në një skenar politik të dominuar nga personalitete mbizotëruese të Ramush Haradinajt, Albin Kurti dhe Hashim Thaçit” ka shkruar ish-diplomati amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.