RCCOLA

Serwer: Kosova urgjentisht duhet ta formojë ushtrinë

/ 2 minuta lexim

Serwer po ashtu ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë pasi që sipas tij e ka fqinjin në derë që as sesi të pajtohet.

Analisti Daniel Serwer ka folur edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale e cila sipas tij është një hap shumë i rëndë por i rëndësishëm për Kosovën.

Sipas tij është e rëndë për një shtet që të sjellë drejtësinë te dera për ushtarët e vet që supozohet se kanë kryer krime lufte.

Por Serwer në deklaratën e tij la të kuptohet se një gjë që se bën vet duhet ta bëjë dikush tjetër.

Ai përmendi shembullin e SHBA-ve për gjykime ndërkombëtare ndaj ushtarëve amerikanë në vendet tjera.

Serwer tha se Gjykata Speciale nuk e delegjitimon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por përkundrazi siç tha ai fshehja e krimeve të supozuara e delegjitimon atë.

Mobi Casa

Ai tha se një gjë që dihet se në Kosovë janë vrarë përveç shqiptarëve edhe civilë serbë, andaj sipas analistit amerikan “mungesa e një përgjigje në pyetjen se kush i ka vrarë këta njerëz e delegjitimon UÇK-në”.

Serwer po ashtu ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë pasi që sipas tij e ka fqinjin në derë që as sesi të pajtohet.

“Kur një fqinj imi nuk më njeh dhe nuk shkëmben ambasadorë, rreziku për sulm të mundshëm ndaj vendit është më i lartë. Çka do të ndodhë nëse Serbia futet me ushtrinë e saj në Kosovë, në veri për shembull”, ka thënë Serwer në RTK.

Ai shprehet i sigurt se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe pa shkëmbyer ambasadorët më Kosovën.

Serwer ka folur edhe për xhihadistët, si dhe për situatën aktuale në vend.