Mobi Casa

Serwer: Kosova të ketë kujdes në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti amerikan dhe eksperti i çështjeve për Ballkanin, Daniel Serwer tha se Kosova duhet të tregohet e kujdesshme në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

I njohur si kundërshtues i idesë së shkëmbimit të territoreve, profesori në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, Daniel Serwer thotë se një marrëveshje e mirë për Kosovën do të ishte ajo që ruan integritetin territorial të vendit.

“Mendoj se kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Atyre do t’u bëhet presion për të arritur një rezultat para zgjedhjeve që do të zhvillojë Serbia dhe kjo nuk është në avantazh të tyre”, u shpreh Serwer në RTSH.

ARKATANA

Ai foli edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Është revoltuese dhe në një farë mënyre është edhe më keq se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapja e negociatave nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e njerëzve ne Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa liberalizimi i vizave ka një ndikim të menjëhershëm sepse njerëzit mund të udhëtojnë”, tha profesor Serwer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.