Serwer: Kosova, para Bosnjës në BE

Eksperti i çështjeve të Ballkanit dhe profesor në Universitetin “John Hopkins”, Daniel Serwer, ka thënë se Kosova mund të hyjë në BE edhe para Bosnje e Hercegovinës. Kjo, sipas Serwer, vjen si pasojë e progresit të ngadalshëm të Bosnjës drejt BE-së.
“Edhe Kosova mund të bëhet anëtare e BE-së para Bosnjës”, ka thënë Serwer, duke shtuar se “nëse boshnjakët janë të pakënaqur me këtë ide, atëherë ata duhet të zgjedhin qeveri që do t’i përshpejtojnë përgatitjet e veta për BE-në”.
Duke theksuar se zgjedhjet e fundit lokale të 3 nëntorit në Kosovë kanë qenë një hap fillestar në rrugën e saj drejtë pavarësisë, Serwer ka thënë: “Ende duhet të arrihet progres në zbatimin e marrëveshjeve Beograd-Prishtinë dhe në normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo do të kërkojë njohje diplomatike dhe shkëmbim të ambasadorëve, gjë e cila unë shpresoj se do të ndodhë shumë më shpejtë se që mendojnë njerëzit”.
Ai thotë se Kosova tashmë, në kuptimin ligjor, është shtet i pavarur duke qenë se Serbia e ka njohur kushtetutën e saj. /Zëri/