Serwer: Kosova nuk është vendi ideal për prezencë të përhershme ushtarake amerikane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti amerikan Daniel Serwer ka reaguar ndaj rekomandimeve të Këshillit Atlantik, i cili ka sugjeruar prani të përhershme amerikane në rajon, në kampin amerikan “Bondsteel”. Por, Serwer ia ka kontestuar këtë propozim duke thënë se ky kamp nuk është vendi ideal për këtë.

“Do të isha i përgatitur ta marr në konsiderim një prani të përhershme ushtarake amerikane në Evropën Juglindore, por nuk mund të pajtohem se Kampi Bondsteel është ideal për këtë qëllim.”

Nuk është. I mungon pista e gjatë prej 3048 metra dhe ndërtimi i saj do të ishte i vështirë duke pasur parasysh topografinë. Po ashtu nuk ka nevojë për diçka të tillë, pasi një F-16 nuk e njeh aq diferencën nga Aviano (në Italinë veriore) dhe Bondsteeli” shkruan Serwer.

UBT

E, ajo që është më e rëndësishme, sipas Daniel Serwer, një bazë amerikane kudo që të jetë ajo, duhet t’u shërbejë qëllimeve të Amerikës, që aktualisht janë të fokusuara në Lindjen e Mesmen dhe në Afrikën Veriore.

“Ne kemi baza shumë më afër afër këtyre vendeve sesa Bondsteeli. Pentagoni ka kohë që ka dashur ta mbyllë Bondsteelin, sepse nuk u shërben synimeve amerikane”

Serwer ka shkruar po ashtu se “mund të supozojmë se nuk do të jemi gjithmonë të mirëpritur në Kosovë. Kosovarët e rinj shqiptarë nuk e kuptojnë pse vendi i tyre nuk ka një armatë. NATO po shihet si një barrierë për ta pasur atë. Disa ndërkombëtare mendojnë se Kosovës nuk i duhet një armatë sepse e ka praninë e NATO’s aty. Por, kjo nuk do t’u shitet gjatë qytetarëve të Kosovës. Më mirë të zgjidhet problemi se sa t’i presim të protestojnë” ka shkruar ai.