FITORJA

Serwer ia përkujton Daçiqit: SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti dhe eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, tha se spekulimet rreth ndarjes së Kosovës nuk kanë tërhequr shumë vëmendjen në Washington.

Ai paralajmëron se ndryshimi eventual i kufijve të Kosovës do të hapte kutinë e Pandorës në Ballkanin Perëndimor, si dhe disa vende të tjera në botë.

Serwer i tha Televizionit serb N1 se nëse Serbia dhe Kosova duan të jenë shtete demokratike dhe anëtare të BE-së, nuk sheh arsye se pse komunitetet pakicë nuk do të qëndronin aty ku janë – në kufijtë ekzistues.

“Ndryshimi i kufijve do të çonte në destabilizim në Maqedoni dhe BeH, por edhe në pjesë të tjera të botës, për shembull, në Ukrainë dhe Gjeorgji. SHBA dhe BE kanë një qëndrim të qartë për çështjen e ndryshimit të kufijve (…) për integritetin e shteteve dhe për mos ndryshimin e kufijve”, tha Serwer, përcjell Telegrafi.

ARKATANA

Duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se administrata e re në Washington ndryshuar qëndrimin ndaj Serbisë dhe Kosovës, Serwer tha se ai nuk mendon se ka ndonjë ndryshim dhe se Washingtoni dëgjon si Beogradin ashtu dhe Prishtinën.

Serwer, që është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, gjithashtu tha se përpjekjet e Daçiqit që disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës reflektojnë keq në politikën serbe dhe besimin e mirë në dialog.

“Nëse flisni me Prishtinën në një nivel të barabartë, atëherë edhe duhet të silleni njësoj”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.