FITORJA

Serwer: I kam paralajmëruar disa pjesëtarë të UÇK’së se një ditë do të japin llogari

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Analisti amerikan Daniel Serwer duke komentuar raportin e Clint Williamson ka thënë se fushata e dhunës kundër disa shqiptarëve dhe joshqiptarëve menjëherë pas Luftës së NATO’s kundër Jugosllavisë ka qenë e njohur qysh atëherë. “Unë kam paralajmëruar më shumë se një pjesëtar të UÇK’së në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 se koha e përgjegjësisë do të vijë një ditë” ka shkruar ish-diplomati amerikan.

Serwer duke analizuar shpalosjen e të gjeturave ka shkruar se ajo që ka ndodhur dje ka qenë diçka e pazakontë pasi prokurorët nuk e bëjnë publik qëllimin për ngritjen e aktakuzave ndaj individëve anonimë. Por, Williamson, sipas tij, ka pasur nevojë të tregojë se çka është arritur e çka jo, pasi po bëhet gati për ta lëshuar detyrën.

Serwer më pas shkruan se dhuna kundër joshqiptarëve dhe disa shqiptarëve menjëherë pas luftës së NATO’s kundër Jugosllavisë ka qenë e njohur mirë.

“Unë kam paralajmëruar më shumë se një pjesëtar të UÇK’së në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 se koha e përgjegjësisë do të vijë një ditë” ka shkruar ai.

Mobi Casa

Duke komentuar rreth çështjes së trafikimit të organeve, Serwer ka rikujtuar gazetarin Michael Montgomery, i cili që ishte marrë me këtë çështje nuk kishte pasur dëshmi të mjaftueshme për të publikuar një artikull.

Por, çka dëshmon hetimi që ka kryer Williamson?

“Disa pjesëtarë të UCK’së kanë kryer krime. Disa kanë vrarë njerëz për t’i marrë organet. Kjo egërsi është akt i fëlliqur” ka shkruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.