ARKATANA

Serwer: Duket se s’ka gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi, Prishtina s’ka bërë asgjë për themelimin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, sot në një tryezë diskutimi të organizuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, tha se që nga vitit 2013, dialogu teknik ka qenë më produktiv sesa ai politik.

Ai tha se duket që nuk ka gatishmëri nga Beogradi për normalizim poliitk, ndërkaq shtoi që Kosova “nuk ka bërë asgjë” për themelimin e Asociacionit.

FITORJA

“Nga perspektiva e profesorit mund të them se nuk ka alternativë më të mirë sesa një raport paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës. Fqinjët nuk e kanë privilegjin e injorimit nëse duan siguri dhe prosperitet. Që nga vitit 2013 ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes teknike, mirëpo nuk ka pasur pothuajse asnjë sa i përket arritjes së normalizimit. Serbia ka bërë çfarëdo që të pengojë njohjen e Kosovës. Prishtina po ashtu nuk ka bërë asgjë për të themeluar Asociacionin. Është me rëndësi të dihet se marrëveshjet vlejnë për të dyja palët. Dialogu teknik ishte shumë më produktiv sesa dialogu aktual politik. Duket se nuk ka gatishmëri për normalizim politik nga Beogradi. Edhe nëse Beogradi i mbush obligimet sipas marrëveshjes së vitit 2013, do të doja qe edhe Prishtina ta bëjë këtë. Por nuk do të ndodhë në kushtet politike aktuale”, tha ai.

Sot, nëntë muaj pas takimit të fundit, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.