FITORJA

Serwer: Dorëzimi para huliganëve do të kishte pasoja katastrofike për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në një rubrikë të re në Al Jazeera kushtuar tensioneve në veri të Kosovës, profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, paralajmëroi se çdo relaksim i autoriteteve nga Prishtina do të kishte pasoja katastrofike për vendin, dhe u bëri thirrje politikanëve amerikanë që të rishqyrtojnë politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Duke përshkruar tensionet në veri të Kosovës, Serwer tha se “huliganët serbë po bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, por edhe se ata “nuk janë banditë të rastit”, por ata që “paguhen dhe e kontrollohen nga Beogradi”.

Ai thotë se qëllimi përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe ikja nga plani franko-gjerman.

Hidromorava

“Sido që të jenë arsyetimet fillestare për këtë sjellje, efekti përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe parandalimi i shqyrtimit serioz të propozimit ende të papublikuar dhe për këtë arsye ende të paqartë franko-gjerman për “normalizim” të përkohshëm”, shkruan Serwer ndër të tjera.

Në kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e mbron Beogradi, eksperti amerikan thotë se “çrregullimi ekzistues dëshmon pa dyshim se lëshimi për këtë çështje në kushtet aktuale do të ishte katastrofike për shtetin e Kosovës. “.

“Pushteti që tani është pas barrikadave do të bëhej pastaj pushteti që do të udhëhiqte institucionin që shteti i Kosovës e njohu dhe e pranoi. Do të ishte më se marrëzi ta bësh këtë, jo vetëm sepse ato autoritete janë kriminale dhe të lidhura me shërbimet sekrete serbe”, shtoi ai. /Reporteri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.