Fundamenti

Serwer: Dialogu me Serbinë nuk sjell shpejt rezultate

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti ndërkombëtar i politikave të Ballkanit, Daniel Serwer, në një intervistë për RTK’në thotë se dialogu me Serbinë nuk sjell shpejt rezultate. Madje, sipas tij, vetëm ata që nuk e duan shtetësinë e Kosovës janë kundër dialogut.

Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit, sipas Daniel Serwer, duhet të sjellë rezultate të balancuara për të dyja palët gjë që ka ndodh edhe në të kaluarën. Ai ka thënë se në të dyja anët sa i përket dialogut ka mjaft ndjenja të forta dhe se nuk është reale të priten rezultate shumë të shpejta.

“Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çështje të vështira, siç është marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, e cila është e vështirë sidomos për palën e Prishtinës. Ka gjëra të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet të jetë i balancuar në mënyrë të arsyeshme”, tha Server për RTK’në.

Uji Dea

Të qenit pro dialogut, sipas Serwer, e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Por disa njerëz nuk janë të interesuar për nënshtetësinë e Kosovës por në bashkimin me Shqipërinë apo diçka të ngjashme. Sipas këndvështrimit tim, nëse jeni patriot kosovarë, atëherë e mbështesni dialogun dhe nëse doni që të shkrihet Kosova në një shtet, siç është Shqipëria, atëherë mund të jeni kundër dialogut. Fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështes edhe unë”, theksoi ai.