ARKATANA

Serwer: Dhuna në Kuvend është pasqyrë e keqe për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Analisti amerikan, Daniel Serwer në një intervistë dhënë për RTK-në në lajmet e fundit, e konsideron si pasqyrë të keqe dhunën e në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se ajo që ka ndodhur të enjten e dëmton tempullin e demokracisë në Kosovë.

“Ka ndodhur shpesh në shumë demokraci, madje ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara para 50 vitesh, por nuk pasqyron mirë. Vetëm e dëmton Kosovën dhe shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Serwer.

Analisti amerikan, që është njohës i mirë i politikave në Ballkan është deklaruar edhe për çështjen e veriut dhe deeskalimin e situatës atje.

“Pikëvështrimi im është se deeskalimi është shumë i rëndësishëm të bëhet, por duhet të bëhet nga të gjitha palët dhe çfarë po kërkon BE është shumë e njëanshme dhe më duket që ka kërkesa që duhet bërë edhe ndaj Serbisë gjithashtu”, tha ai.

Në pyetjen se a ka rrethana të mbahen zgjedhjet në veri, Serwer tha se nuk do të kishte fare kuptim mbajtja e zgjedhjeve nëse serbët përsëri i bojkotojnë ato.

“Duhet të jemi të sinqertë, serbët e Kosovës janë nën kontrollin e Beogradit. Pra, duhet bërë kërkesë edhe nga Beogradi që të zotohet që të inkurajojnë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje. Unë nuk e kam parë ende këtë duke ndodhur”, tha ai.

Fundamenti

Analisti amerikan foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës e BE-së, për të cilat ai tha se janë të këqija. “Por, është më se e qartë se Kosova duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin dhe Brukselin dhe i kisha inkurajuar autoritetet në Kosovë që të jenë të vëmendshme ndaj kësaj nevoje. Kosova është vend i vogël, që ka fqinjë armiqësorë dhe ka nevojë për miq”, tha Serwer.

Ai po ashtu foli edhe për raportet e ndërkombëtarëve në relacion me Serbinë, duke i konsideruar si të tepruara.

“Mendoj që Perëndimi po e tepron me tërheqjen e Serbisë dhe duke fituar shumë pak nga ajo. Mendoj se janë dy shkaqe për këtë, e para është që diplomatët amerikanë kanë premtuar se mund ta sjellin Serbinë në Perëndim, e që unë mendoj që është e pamundur me personat siç është Vulini. Është po ashtu edhe për shkak të asaj se Serbia ka lejuar që një pjesë e municionit të shkojë në Ukrainë. Unë mendojë që është një arsye e papranueshme”, tha Serwer.

Në pyetjen se a janë dëmtuar raportet diplomatike ndërmjet Kosovës e SHBA-së sa i përket koordinimit për veriun, ai tha se këto raporte janë “dëmtuar”.

“Duket se ka shumë diplomatë amerikanë dhe evropianë që ankohen për mos-koordinim nga Kosova. Nuk e di se çka ka ndodhur saktësisht, por është e qartë se marrëdhëniet me Evropën dhe SHBA-në janë dëmtuar. Kosova është një vend i vogël dhe nuk mund t’ia dalë të navigojë nëpër botë e vetme, i duhen miqtë”, tha edhe njëherë Serwer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.