UBT

Serwer: Dhuna ndaj varreve serbe, dëmton Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik nga Washingtoni, Daniel Serwer u shpreh se shqiptarët e Kosovës duhet të respektojnë varret e serbëve dhe të mos i prekin, duke thirrur njëkohësisht autoritetet në Prishtinë që të arrestojnë dhe gjykojnë ata që sulmojnë serbët në Kosovë dhe iu shkatërrojnë pasurinë.

Në blogun e tij Peacefare.net, në tekstin me titull “Si do të vepronte patrioti”, ai vlerësoi se prapa sulmeve ndaj serbëve të Kosovës qëndrojnë ata të cilët nuk janë patriotë.

“Dikush në Kosovë mendon që përgjigja e vërtetë është dhuna kundër serbëve dhe pasurisë së tyre. Kjo nuk është vetëm budallaki, por edhe kundërproduktive, sepse dikush këtë do ta shfrytëzojë si dëshmi se shqiptarët nuk janë të civilizuar dhe nuk i përkasin Evropës”, shkruan Serwer, i njohur si mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe shpesh për qëndrime të ashpra kundër politikës serbe.

Ai fton shqiptarët që të protestojnë qetë, për të shtuar se mosnxjerrja para drejtësisë e dhunuesve të varreve të serbëve do ta nxinte shtetin e Kosovës.

Serwer thekson që të gjithë kanë të drejtë në heronjtë e vet, por se shqiptarët e Kosovës do të duhej të tregojnë një dozë ndjesie për palën tjetër, 15 vjet pas luftës.

Eco Higjiena

“Ku në Kosovë mund të gjeni përmendore kushtuar serbëve?”, pyetet analisti amerikan.

Sipas Serwerit, heqja e lapidarit kushtuar UÇPMB-së në Preshevë ishte një budallaki, por shton se qeveria serbe ishte mjaft e mençur për të mos e shkatërruar atë, por e ka transferuar në Beograd, ku mëtohet të shërbejë si dëshmi në procesin gjyqësor.

Serwer ka shkruar se heqja e lapidarit kushtuar luftëtarëve kundër regjimit të Millosheviqit ka hidhëruar shqiptarët në Kosovë, disa nga të cilët kanë ikur nga Lugina shkaku i maltretimit policor në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Dhuna nuk bën të jetë përgjigje, por vetëm protestat e qeta dhe përgatitja që për këtë rast të zhvillohet betejë para gjykatave serbe”, përfundon Serwer.