HW

Serwer: Asociacioni mund ta pengojë Kosovën si Republika Srpska, Bosnjën

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, që është edhe profesor në Johns Hopkins School of Advanced International Studies, i ka bërë një analizë marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke u fokusuar tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në një shkrim të publikuar në peacefare.net, ai ka thënë se negociatorët kosovarë kanë bërë mirë që e kanë bërë të qartë se Asociacioni do të formohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe do të verifikohet në Gjykatën Kushtetuese. Por, Serwer ka tënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është i definuar etnikisht, (jo gjeografikisht dhe politikisht) dhe mund të bëhet një bërthamë e fortë e strukturave të ndara qeverisëse serbe në Kosovë.

“Kjo është frika: një entitet serb i ndarë në Bosnjë e Hercegovinë e ka bërë disfunksional këtë shtet” ka thënë ai.

“Fatkeqësisht pakoja e Ahtisaarit e ka lënë derën e hapur që kjo të ndodhë në Kosovë” ka thënë ai.

Uji Dea

Sipas Serwer, e gjithë kjo ka mundur të jetë zgjidhje perfekte në kontekst europian, por kjo mund të jetë një ankth në Ballkan.

“Disa kolegë kanë thënë se nuk ka vend për tu brengosur shumë sepse interesat e kundërta ndërmjet komunave të mëdha dhe të vogla dhe të atyre që janë veri dhe jug të Ibrit, do të kufizojnë atë që mund bëjë Asociacioni. Kjo mund të jetë e saktë, pasi komunat udhëhiqen nga interesat e tyre. Por nëse Beogradi insiston që komunat serbe t’i binden drejtimit të tij, gjë që mund të ndodhë për shkak të resurseve që do të ofrohen, atëherë argumentimi më lart mund të jetë jobindës” ka theksuar ai.

Serwer ka theksuar se Asociaconi, i kombinuar me influencen e deputetëve serbe në Parlamentin e Kosovës, mund të jetë pengesë e fortë për zhvillimin e mëtejmë institucional të Kosovës dhe një burim mospajtimesh ndërmjet shqiptarëve.

“Qeveria e Prishtinës nuk ka pasur zgjedhje: ka qenë e obliguar ta implementojë pakon e Ahtisaarit. Shumë keq që ky plan nuk ka qenë më mirë i artikuluar rreth kësaj çështjeje”, ka theksuar ai./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.