Eko Higjiena

Serwer: Amerikanët po këmbëngulin që Asociacioni të bazohet në Kushtetutë – kjo s’ka ndodhur më herët

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer, thotë se zgjidhja për Kosovën e Serbinë e propozuar në planin franko-gjerman, që nuk e përmban njohjen e ndërsjellë, është fazë e përkohshme. Ai thotë se presidenti serb s’e do këtë plan, i cili edhe pse i përkohshëm, synon njohjen përfundimtare mes dy fqinjëve.

“I vetmi fund i vërtetë i këtij konflikti është njohja reciproke e sovranitetit dhe integritetit territorial. Çdo gjë më pak se kjo është një fazë e përkohshme”, ka thënë Serwer në një bisedë për Gazetën Express.


Ardhjen në Prishtinë e Beograd të Këshilltarit Special, Derek Chollet, bashkëkombësi i tij po e sheh si një mesazh që Departamenti i Shtetit po e dërgon se ai është i shqetësuar me ndodhitë në Ballkan.

“Derek mban portofolin e Ballkanit në emër të Sekretarit të Shtetit. Vizita e tij është një sinjal se nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit janë të shqetësuar për Ballkanin dhe duan ta çojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja në një përfundim të suksesshëm”, thotë Serwer.

Ndër deklaratat më të rëndësishme që Chollet dha në dy kryeqytetet, Serwer e nënvizoi kërkesën e tij ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila s’duhet të dalë assesi jashtë kornizave të Kushtetutës së vendit.

“Këmbëngulja e tij që Asociacioni të bazohet në Kushtetutën e Kosovës është e rëndësishme. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e qartë në deklaratat e kaluara amerikane. Megjithatë, unë shoh pak perspektivë për krijimin e tij, përveçse në kontekstin e njohjes reciproke. Nëse Serbia e njeh në mënyrë eksplicite sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Asociacioni krijohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, atëherë unë shoh shumë më pak rrezik që ajo të bëhet Republika Srpska”.

UBT

Sa ishte në Beograd, Chollet nënvizoi disa herë marrëdhëniet SHBA-Serbi dhe mundësinë e avancimit të tyre më 2023. Por, në këtë raport mes tyre Kosova ka një rol kyç. Këshilltari Special drejtpërdrejt tha se nëse çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur dhe nëse ajo sjell kriza, kjo do të parandalonte bashkëpunimin më të thellë ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë.

Profesori i John Hopkins këtë e sheh si një paralajmërim për Serbinë, por thotë se nëse ndëshkim për moskonstruktivitetin e saj në dialog është vetëm mosthellimi i marrëdhënieve SHBA-Serbi, Vuçiqit nuk do t’i bëhet fort vonë.

“Është qartësisht një paralajmërim, por nuk është e qartë se çfarë është në rrezik. Nëse është vetëm një bashkëpunim “më i thellë”, dyshoj se Vuçiqit do t’i interesojë. Ai po anon shumë në drejtimin e Moskës dhe Pekinit ndërkombëtarisht dhe drejt autokracisë brenda vendit”.

A do të përshpejtojë dialogun Kosovë-Serbi ardhja e një një zyrtari amerikan të këtij niveli, sipas Serwerit.

“Unë nuk e di. Presidenti Vuçiq duket se nuk dëshiron të diskutojë propozimin franko-gjerman, i cili duket të jetë një fazë e përkohshme, por që synon qartësisht njohjen përfundimtare. Kryeministri Kurti nuk dëshiron të diskutojë për asgjë tjetër. Të dërguarit Lajçak dhe Escobar duhet të kuptojnë nëse ekziston një “zonë e marrëveshjes së mundshme”. Unë kam dyshimet e mia, por shpresoj që ata të kenë sukses e ta gjejnë atë./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.