Hidromorava

Servilët, favoritë të koalicioneve

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Ndërtimi për herë të parë në praktikën politike kosovare, i koalicioneve të mëdha parazgjedhore, si zgjidhje e imponueshme nga humbja e besimit të partive tek elektorati, sipas analistëve politikë, ka rrezik që të ndikojë thellë edhe në thellimin e deformimit akoma më të madh të Kuvendit të Kosovës, përbërjes së re pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Përbërja e re e Kuvendit mund të dominohet nga klientelat

Ndërtimi për herë të parë në praktikën politike kosovare, i koalicioneve të mëdha parazgjedhore, si zgjidhje e imponueshme nga humbja e besimit të partive tek elektorati, sipas analistëve politikë, ka rrezik që të ndikojë thellë edhe në thellimin e deformimit akoma më të madh të Kuvendit të Kosovës, përbërjes së re pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ky deformim mund të thellohet për faktin se përbërje e re e Kuvendit mund të ketë deputetë akoma më të dobët dhe servilë, për faktin se tani në listat zgjedhore janë future vetëm klientelat e ngushta të kupolës së partive politike, pa hapësirë të mjaftueshme të përfaqësimit të gjerë të vlerave profesionale. Analisti Skënder Mulliqi thotë se fillimisht pritet që të kemi rezultate zgjedhore të ngushta, ku asnjëra nga partitë garuese nuk do t’i ketë shumicën për t’i formuar vetë organet e reja të shtetit dhe ka mundësi që të ballafaqohemi me situatën e zgjedhjeve të kaluara nacionale, kur për gjashtë muaj vendi kishte krizë institucionale. “Edhe nëse arnohet disi përbërja e pushtetit të ardhshëm, kjo përbërje do të jetë akoma më e dobët se ajo e zgjedhjeve paraprake. Kjo pritet të jetë ashtu, pasi partitë kryesore politike nuk bën spastrim listash të njerëzve të dyshuar për krim dhe korrupsion. Janë futur në lista për deputetë njerëz të pazotë, janë futur në lista njerëz në baza të interesit të ndërsjellë. E gjithë kjo do të reflektohet keq në organet tona të shtetit”, tha Mulliqi .

Eco Higjiena

Shpresat te Specialja

Të vetmen shpresë të pastrimit të kësaj legjislature në pritje, por edhe të skenës politike në vijim, Mulliqi e sheh nga aktivizimi i shpejtë i Gjykatës Speciale. “Ka mundësi që me fillimin e punës të Gjykatës Speciale këto çerdhe të krimit dhe të korrupsionit të shpartallohen. Kjo do të shkaktonte një tërmet të vërtetë në skenën tonë politike,me mundësi të çrregullimit edhe të punës së Kuvendit dhe të Qeverisë. Ka mundësi që pa vonuar shumë të kemi zgjedhje të reja, ku do të formohej një qeveri kalimtare teknike, e cila do të punonte në përgatitjen e mirë të zgjedhjeve të reja”, u shpreh ai. “Tani, zgjedhjet pa reformë zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme iu kanë hyrë në funksion vetëm klientelave të ngushta të partive politike, të cilët kanë shkelur rëndë në keqpërdorime të ndryshme. Dhe, nuk po kemi rastësisht zgjedhje të parakohshme që disa herë. Njerëzve të implikuar në krime dhe korrupsion u duhet sa ma shumë mjegull politike. Këtë punë janë duke e bërë me mjeshtri për fatin e keq të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë lodhur nga ata që për çdo ditë e më shumë po e plaçkitin Kosovën”, tha Mulliqi. Sipas tij, ka kohë që janë përjashtuar vlerat e mirëfillta nga politika dhe këto pushtete të cilat u ndërruan pas luftës kanë qenë pushtete të krijuara kryesisht në baza klienteliste.

Dirigjimi i deputetëve

Sipas analistit Hidajet Ahmeti, deri më tani në politikën kosovare është dëshmuar që zëri ndryshe në parti, etiketohet, linçohet e në fund edhe largohet nga partia, apo detyrohet të largohet, prandaj edhe në legjislaturën e re nuk pritet të ketë zëra të guximshëm dhe “kryengritës” që do të jenë zë i vërtetë qytetar. “Përvoja e kaluar na flet për një dirigjim të deputetëve nga liderët e tyre apo nga klani brenda partisë, e jo një pavarësi në punën dhe angazhimin e tyre si deputetë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjithherë janë reduktuar vetëm në ngritje duarsh e jo përfaqësim profesional duke përfaqë- suar vullnetin qytetar për të cilën janë të thirrur. Gjykoj se shumica e deputetëve janë super të dëgjueshëm të liderëve të tyre partiakë, ka raste të vogla kur deputetët janë zëri i atyre që përfarojnë në raport me zërin e partisë politike. Klanet brenda partisë determinojnë funksionimin linear të njëmendësisë politike, por pengojnë pluralizmin e mendimeve për çështje të caktuara që preokupohen qytetarët”, tha Ahmeti. “Çuditërisht, edhe kësaj radhe, shikuar listat e partive e koalicioneve parazgjedhore, shihet qartë se në renditjen e kandidatëve për deputetë janë vendosur servilët e personat super të dëgjueshëm të tyre, e jo ata që janë profesionistë, me virtyte të larta morale e intelektuale. Kjo taktikë politike jo që nuk i ndihmon ndërtimit dhe konsolidimit të shtetit, por as demokracisë së brishtë të Kosovës”, tha Ahmeti. /kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.