KKGJILAN

Serumet natyrale për energji pranverore

/ 4 minuta lexim

Petale të kuqe trëndafili, ujë e lëng limoni në shishe të qelqta e pakëz “magji” gjysheje.Çdo shqiptar, kryesisht i brezit të para 90-ës kujton, pse jo, me nostalgji shijen etje – shuese të shurupit të trendafilit për të cilin një gjë ishte e sigurt; nuk ishte si pijet joshëse “amerikane” por ishte natyral.

Të gjitha funksionet e trupit kërkojnë ujë. Uji largon toksinat nga organet.

Ai siguron një mjedis të lagësht të përshtatshëm për veshët, hundën dhe fytin.

Uji i mundëson mëlçisë të tresë më shpejt yndyrën e grumbulluar, duke lehtësuar punën e veshkave tona të mbingarkuara.

Por si një pije pa shije dhe pa ngjyrë, ndonjëherë le të themi, uji bëhet paksa i mërzitshëm.Kjo është edhe arsyeja pse lihet shpesh prapa e parakaluar nga pijet shumë joshëse, por me ngjyrues, lëngje me përbërje vitaminash dhe pijet e gazuara.

Por, uji mund të bëhet edhe shumë interesant dhe AgroWeb do t’ju tregojë disa mënyra.
Duke shtuar copëza frutash apo perimesh në ujin që konsumojmë çdo ditë, ne mund kemi përfitime për mendjen, trupin dhe shpirtin në të njëjtën kohë.

Shtimi i disa frutave dhe perimeve rrit sasinë e mineraleve dhe vitaminave që trupat tanë mund t’i konsumojnë lehtë dhe shpejt dhe në të njëjtën kohë i shtojnë vërtet shumë shije ujit, duke rritur në mënyrë të ndjeshme sasinë e ujit që konsumoni krahasuar me sasinë që konsumonit më parë.

Limon, kastravec dhe mente

Uji me limon është një zgjidhje e fuqishme detoksifikuese; lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin.

Limoni ndihmon në tretje dhe rrit sistemin tuaj imunitar.Gjithashtu, nëse shtoni disa feta kastraveci në ujë e ktheni atë në një hidratues të shkëlqyer dhe kastravec përmban veti anti-inflamatore.

Mentja i shton një shije ëmbëlsie duke eleminuar kështu sheqerin, duke ndihmuar gjithashtu në qetësimin e stomakut dhe në tretje.

Portokall, limon, xhinxher

UBT

Portokallet ndihmojnë për një qarkullim më të mirë të gjakut. Limonat ndihmojnë në tretje (dhe në një aromë më të mirë të frymës) ndërsa xhinxheri është i njohur për forcimin e sistemit imunitar.

Portokallet me Vitaminën C dhe përmbajtjes së tyre janë gjithashtu të pasura me minerale dhe pastrues të mirë të gjakut.

Kastravec, mjedra, rrush

Kastraveci është shumë hidratues dhe eleminon toksinat nga trupi.Mjedrat kanë veti anti-inflamatore, ndërsa rrushi përmban elemente mirëbërëse dhe pastruese të trupit.Këto fruta e perime nëse futen në ujë e pasurojnë atë me vlera dhe japin një shije freskuese.

Luleshtrydhe dhe limona jeshil

Luleshtrydhet janë plot element antioksidantë dhe limonat jeshilë janë një armë e fuqishme kundër plakjes falë vetive që ndihmojnë në shëndëtin e flokëve, lëkurës dhe thonjve.

Pjepër, kastravec dhe mente

Pjepri ndihmon në shëndetin e zemrës.Ai gjithashtu përmban amino-acide, ushques që ndihmojnë qarkullimin e gjakut, duke i shërbyer shëndetit të zemrës dhe qarkullimit të mire të gjakut në organizëm.

Si mund ta përgatisni?

Copëza frutash ose perimesh sipas zgjedhjes suaj i fusni në një shishe apo enë qelqi një litërshe.

Hidhni copëza akulli deri sa t’i mbuloni. Shtoni ujë dhe vini kapakun.Futini në frigorifer së paku për 30 minuta në mënyrë që shija e frutave apo perimeve të depërtojë në ujë.

Mund t’i shtoni ujë edhe 2-3 herë të tjera frutave dhe perimeve në enë.Sigurisht, nuk do të merrni sasinë e mjaftueshme ushqyese ditore, por çdo gllënkë do t’ju ndihmojë për një shëndet më të mirë dhe pa toksina./AgroWeb.org