Eko Higjiena

Sërmaxhaj tentoj ta degradoj figurën historike të Ibrahim Rugovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- Drejtori i këtij institucioni edukativo arsimor, Nexhat Sermaxhaj, 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e shënoi me largimin e fotografisë së ish presidentit Rugova nga ambientet e shkollës dhe me grushtim e fyerje të mësimdhënësit në këtë shkollë, Rabit Ademin thuhet në reagimin e degës së LDK-së.

Dega e LDK-së në Gjilan ka reaguar ndaj incidentit që ndodhi në mes të Nexhat Sërmaxhajt ish drejtor i shkollës fillore “Thimi Mitko” dhe arsimtarit Rabit Ademi, ku pasoj edhe suspendimi të dyve nga ana e drejtorisë së arsimit.

LDK e ka gjykuar veprimin e Sërmaxhajt. “Derisa anembanë trojeve shqiptare po shënojmë këtë festë, nga më të rëndësishmet dhe më historike të kombit tonë, me manifestime të ndryshme kulturore e politike, simpoziume, ekspozitash arti e botime veprash që janë të lidhura më ketë shekull dhe personalitete të shquara kombëtare që sakrifikuan për këtë ditë, zoti Sermaxhaj me veprimet e tij baltosi shkollën, e cila mbanë emrin e rilindësit dhe patriotit të shquar, “Thimi Mitkos” dhe përpiqet të degradojë figurën më të shquar të fundshekullit XX, ish presidentit dr. Ibrahim Rugova” thuhet në reagim.

Në reagimin e degës së LDK-së thuhet se me heqjen e fotografisë se këtij kolosi dhe kësaj figure të njohur botërisht për filozofinë e shtet formimit të Republikës së Kosovës, zoti Sermaxhaj ka dëshmuar dhe vërtetuar se asnjëherë nuk e ka njohur dhe dashur shtetin e Kosovës dhe institucionet e dala po nga ky popull, fëmijët e të cilëve ”i edukon”. Një drejtor i këtillë, që në shpirt ka urrejtje ndaj personaliteteve kombëtare dhe mosmirënjohës i veprave të tyre, nuk meriton dhe nuk duhet te jetë i shpërblyer.

UBT

Nga deklarata e mësimdhënësit në këtë shkollë, zotit Rabit Ademit, mësojmë se Sermaxhaj e ka hequr fotografinë e ish presidentit Rugova nga vendi ku ajo ka qenë e vendosur prej kohesh me arsyetim se ai qenka njeriu që vendosë për këtë punë dhe se derisa ky të jetë drejtor, kjo fotografi nuk do të lejohet në ambientet e shkollës.

Reagimet e Rabit Ademit ndaj këtij veprimi të shëmtuar të drejtorit të shkollës, i kushtoi jo vetëm me goditje grushti në fytyrë , por edhe largim të përkohshëm nga procesi mësimor.

Dëshirojmë që zoti Sermaxhaj të mos bëjë përpjekje që fotografinë e ish presidentit Rugova ta largojë edhe nga Kuvendi i Kosovës ku është e vendosur kjo foto e këtij burri të njohur botërisht.

Ky pushet dëshmon se filloj me dhunë edhe nëpër shkolla ndaj kuadrove që me vite të tëra janë punëtorë arsimor, e edhe udhëheqës të shkollave thuhet në reagimin e degës së LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.