Fundamenti

Serkan Novobërdaliu në mes Bursaspor apo Galatasaray të Turqisë?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollisti Gjilanas Serkan Novobërdaliu shumë shpejt mund të jetë pjesë e klubit të madh të Turqisë Bursaspor, ky talent i madh i futbollit me paraqitjet e tij në fushën e futbollit po dëshmon se do të ketë një karrierë të madhe futbollistike.

Djaloshi nga Gjilani i cili mbron ngjyrat e KF Drita tani e 8-të vite fillojë të merret me lojën e futbollit duke dëshmuar se ka një ardhmëri të madhe futbollistike dhe me të drejt shpresojmë se do të jetë ardhmëri e futbollit Kosovar.

15-të vjeqari i cili luan në pozitën e sulmuesit të djathtë, por kohë pas kohe edhe atij mesfushorit ofenziv ka bërë të dallohet me lojërat e tija nga moshatarët e tij.

Novobërdaliu karakterizohet me shpejtësinë që ka dhe nuhatjen për portat kundërshtare duke qenë i pa kompromis për portierët kundërshtar.

“Si fëmijë e kam dashur lojën e futbollit dhe që nga mosha 7-të vjeçare gjerë më tani asnjëherë nuk jam ndalur, jam krenar që i takoj vendit tim dhe skuadrës së Dritës në të cilën jemi një kategori e futbollistëve shumë të mirë dhe ne do të jemi ardhmëria e futbollit të Kosovës”.

Mobi Casa

Talenti i futbollit Novobërdaliu nuk fshehë dëshirën që fillimin e karrierës së tij ta sprovon në klubet e mëdha Evropiane.
“Kam pasur disa bisedime më gjigantin e futbollit Turkë Bursaspor ata kanë përcjell CV time dhe për çdo moment pres ftesën e tyre shpresoj se nuk do ti zhgënjej pasi jam duke u përgatitur çdo dit e më tepër për të dëshmuar se edhe në vendin tim luhet futboll dhe ka talent të mëdhenj të futbollit”, shprehet talenti Novobërdaliu.

Futbollisti Serkan Novobërdaliu shpalos edhe një fshehtësi duke bërë të ditur se me zemër e simpatizon klubin e madh të Turqisë Galatasaray dhe mund shumë shpejt të përfundon në këtë klub.

“Unë kam dy oferta por ajo më serioze është e Bursaspor megjithëse disa individ që merren me futboll kanë biseduar që të transferohem edhe në Galatasaray por kësaj radhe do të jem në Bursaspor e pastaj të shohim”.

Edhe trajneri i KF Dritës të grupmoshave të reja Rabit Matoshi ka fjalë të mëdha për këtë futbollist.
“Serkani është një futbollist shumë cilësor ka të gjitha dispozitat të bënë një karrier të madhe futbollistike ka një talent të veçantë dhe me plot bindje them se ky futbollist ka një perspektivë të madhe në fushën e futbollit”.

Padyshim merita të mëdha ka prindi i Serkanit Fatmiri i cili është menaxher kryesor i djalit të tij ky njeri mjaft modest në kohët më të vështira ju kishte dalë në ndihme jo vetëm futbollistëve, por edhe qytetarëve të cilët kishin nevojë për ndihma të ndryshme.
“Gjithçka do të jetë e gatshme për një kohë shumë të shkurt Serkani do ta tregoj tërë potencialin që ka dhe në asnjë moment nuk dyshoj se nuk do t`ja arrijë qëllimin e tij drejt futbollit Evropian e posaçërisht futbollit të Turqisë në Bursaspor”./sylejman ismajli/rajonipress/