Sërish ndërprerje e energjisë në Anamoravë
Gjilan – Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë.
Më 07.08.2017 në NS TS 35/10 kV Gjilani II do të ndërprehet: Dalja 10kV Kufca (Kodi: 60061006) prej orës 11:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kufca, Stanishor, Mellci, Strazhë, Kosmata, Draganca, Manastiri, Mozgovë, Makreshi i ulët dhe i Epërm, Draganci i vjetër . Arsyeja e ndërprerjes: Revizionim ndrrimi i shtyllave T.L
Më 08.08.2017 në NS TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet: Dalja 10kV Dalja Kllokotit (Kodi: 61065004) prej orës 11:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë. Arsyeja e ndërprerjes: Revizionim ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë.
Më 08.08.2017 në NS TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet: Dalja 10kV Dalja ka rrethi (Kodi 63000014) prej orës 9:00 deri në orën 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TSB-Betonierka, TSB-Mega (rruga e Prishtinës), TSB- Ukshini (rr. e Prishtinës), TSB-Tuneli, TSB-16 (Dardania -I), TSB-25 dhe TSB-26 (Dardania –I). Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i kokave kabllovike TS 58 thuhet në njoftimin e KEDS-it./rajonipress/


