ARKATANA

Sërish kosovarët janë të huajt me shtimin më të madh

/ 2 minuta lexim
HW

Kjo rritje (+12620)shpjegohet me numrin e madh të shtetasve të Kosovës që kanë hequr dorë nga pasaporta gjegjësisht nga shtetësia e Serbisë, duke marrë pasaportën kosovare.

Në fund të muajit gusht në Zvicër jetonin 1 milion e 924129 të huaj. Në periudhën krahasuese në mes të 1 shtatorit 2013 dhe 31 gushtit 2014 numri i të huajve është rritur për 59430 persona ose për 3.2 për qind, që është rritje pak më e dobët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sikurse edhe më parë, numri më i madh i të huajve vjen nga shtetet e BE-së dhe të EFTA-s që gjithsej bëjnë 1.310893 veta. Ndërsa ata nga shtetet tjera janë 613.236 veta, ose 1.7% më tepër se një vit më parë, thuhet në një komunikatë të Entit Federal të Statistikave..

HW

Në periudhën e përmendur, në Zvicër kanë ardhur të jetojnë 153.122 të huaj që është për 1.1% më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Ndërkaq Zvicrën e kanë braktisur gjatë po kësaj kohe 69856 të huaj oe 3.2% më shumë se në periudhën krahasuese. Në këtë mënyrë bilanci migrues ose numri „neto“ i të huajve shtesë për këtë periudhë ka qenë 78.093 persona.

Sikurse në gjithë periudhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) edhe në këtë etapë, rritja e numrit të kosovarëve ishte më e madhe se e të gjitha komuniteteve të huaja veç e veç. Gjegjësisht janë regjistruar 12620 kosovarë më shumë. Kjo rritje edhe kësaj radhe shpjegohet me numrin e madh të shtetasve të Kosovës që kanë hequr dorë nga pasaporta gjegjësisht nga shtetësia e Serbisë, duke marrë pasaportën kosovare. Një simetri pothuajse e saktë e kësaj shifre vihet re edhe në zvogëlmin e numrit të shtetasve të Serbisë, që për këtë periudhë është për 12.085 më i vogël.

Pas kosovarëve, shtim më të madh kanë shënuar portugezët, me 10766 persona, italianët (7105) francezët (6432) dhe gjermanët (6356). Ndërsa rënien më të madhe, pas serbëve e ka shënuar numri i kroatëve (553), boshnjakëve (485), amerikanëve (256) dhe turqve (157)./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.