Sërish kapen të kërkuarit nga Gjykata, dy vitias përfundojnë në Smrekonicë
Viti – Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
Policia e Kosovës kohëve të fundit është e pranishme në çdo cep dhe po kërkon të gjithë ata që janë në listat e gjykatës ose që kanë dënime të llojeve të ndryshme./rajonipress/


