Fundamenti

Sërish goditen skemat piramidale dhe bixhozi i paligjshëm në rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion-Gjilan, në vazhdimin e parandalimit të veprimtarisë së lokaleve të paligjshme të lojërave të fatit në bashkëpunim me agjencionet e tjera të zbatimit të ligjit: ATK-Gjilan dhe Inspektorët Komunal, ka zhvilluar një operacion për kontrollimin e lokaleve të lojërave të fatit të cilat operojnë në Komunën e Gjilanit dhe në fshatrat për rreth në kundërshtim me Ligjin mbi lojërat e fatit.Gjatë këtij Operacioni janë kontrolluar katër subjekte të Lojërave të Fatit (Bastore Sportive), të cilat nga Inspeksioni Komunal janë mbyllur.

Arsyea e mbylljes ka qen se ata nuk kanë poseduar dokumentacion valid për zhvillimin e veprimtarisë se tyre tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Nga ATK-ja janë shqiptuar tri gjoba në vlerë të përgjithshme 3×1000 €, për tri subjektet e bastoreve sportive.

UBT

Nga Dogana e Kosovës janë Konfiskuar 6 Aparate të lojërave të Fatit. Policia e Kosovës njësiti anti korupcion nga shtabi qendror që vepron në Gjilan ka konfiskuar një shtëpizë kompjuterike ku dyshohet se është e instaluar loja e ashtuquajtur “DOG Bet”2 (e ndaluar në bazë të Ligjit të Lojërave të Fatit),në lidhje me të cilin do të iniciohet rast.

Në lidhje me këtë operacion ka qenë e njoftuar Prokuroria Themelore-Gjilan, të cilit do t`i dorëzohen hetimet e kompletuara./rajonipress/